Mrekullia bolshevike
E Marte, 24 Nentor 2009
Teki Dervishi
Ne kamare turpi akademizmi "kosovar" shenoi keto dite ne media nje kronologji rrahjeje profesoresh te UP-se gjate te kaluares se lavdishme te Universitetit tone (lexo: te tyre). Per profesore, u be zor! Duke u nisur nga kaq shume "te rrahura" profesoresh, nje rrahje huligane mund t'i ndodhte edhe Muje Rektor Rugoves. Por nuk i ndodhi. Mbeti me kercenim! Heperhe rrahja ende nuk ka ndodhur, mbase per shkak se u zbulua fajtori i rrahjes, e cila nuk kishte ndodhur. Prandaj punen e mori ne dore, per kete rast, Policia e Kosoves, e specializuar per "raste te pandodhura".
AAK-ja e inkriminuar si aktore e rrahjes se pandodhur kerkoi te "zbardhet rasti". Nese ndodh rrahja rastesisht, kurrgje kurrkujt, taksirati qe ambasadoret ne Shqiperi do te japin deklarata duke e kapur koken me duar. E kam ditur se AAK-ja eshte shume naive, haptas shkon dhe e kercenon Mujen, dhe menjehere pas kercenimit ajo vete legjitimohet, qe ta kete me lehte Policia e Kosoves per ta "zbardhur rastin" e zi te pandodhur.
Si thuhet? Thuhet se nese "nuk del" ne gazete, "rasti" nuk ka ndodhur. Ne Kosove eshte situata "status quo", asgje nuk ndodh ne realitet, por ja qe ndodh ne gazete. Kur dicka qe nuk ka ndodhur "ndodh ne realitet" e ne jemi te bindur (nga gazeta) se ka ndodhur, ne religjion dhe ne politike quhet - mrekulli. Pra nuk mund te aplikosh per shenjtor Vatikani, nese s'ke arritur te besh ndonje mrekulli, dicka te panatyrshme, joobjektive, jomateriale, hyjnore.
Thaci tha se 'mrekulli' ishin edhe zgjedhjet e 15 nentorit. Mrekullia eshte emer kuptimi, permbajtje abstrakte, nje fjale qe shkakton vegulli perfytyrimesh te ngjarjeve spektakolare magjike qe imagjinojme ad literam. Eshte nje gjendje shpirterore zalie, dhe ne zali mund te te perfytyrohen hajnat e votave me stupca ne dore duke qendruar me maska (e pa to) ne pusi, hajna qe qendrojne te gatshem duke e pritur Rektorin (per cdo eventualitet) mos po kalon atypari nga semaforet prane selise se AAK-se. Makth, kurse makthi t'i ngarkon "dhembjet sipas Mateut", djersitesh e behesh qull, te mbyllen kapaket e syrit, kurse ty, ne kulm te etheve, te paraqitet i gjalle, hic me pak se Shen Gjergji me shtize ne dore duke e vrare Kucedren thike ne zemren e saj te virgjer qe rrah ne ekranet e televizioneve publike dhe "kombetare".
Keshtu e ka propaganda staliniste. I thua: nuk kam buke, te thote: ha pite. Ende pa te rrahur askush, bertet e gervallesh thua t'i thyen eshtrat fare! Maj-qershor 2007, ne pergatitje e siper (per zgjedhje) dhe pavaresi, stalinistet me shoket zhdanoviste ne mediat e OSBE-se dhe te Dan Evertsit ia nisen luften kunder korrupsionit dhe atyre u shpallen "lufte ne gazete", sepse per shkak se ishin korruptuar Evropa nuk na "jepte" cka kerkonim (neve gjithmone na japin ndonje asht). Dhe keshtu u rrezua borgjezia e korruptuar e aristokracise shpirterore, e rrezoi kryqezata e Skender Hysenit, me bekimin e pushtetit stalinist.
Ndodhi pra, si u konstatua publikisht, mrekullia. Kur them "publikisht" mendoj "medialisht". Mrekullia ne religjion eshte prirje shenjterore. Pas lumturimit, Vatikani shpall shenjtoret ne baze te nje veprimi te "mrekullise se deshmuar" realisht, nje ngjarje karakteristike raritete qe nuk i perket realitetit, por ndodh si fuqi e jashtezakonshme e nje "njeriu te zgjedhur" nga Zoti me seli ne Bruksel. Fjala mrekulli rendom perdoret si fjale-simbol (shenje) e nje pune perfekt, te perkryer, pune e kualitetit superlativ, nje hiperbole e nje vlere te perfytyruar, joreale. Vete fakti se mrekullia eshte emer kuptimi, ajo nuk eshte nocion politik. Politika e "mrekullive" eshte veper vetem e zoteve dhe shenjteve, kulteve politike, si Krishti kur na e fali buken tone te perditshme duke na i mbushur shportat me pite dhe peshk qe "binte badihava" nga qielli ne shportat tona. Pra ndodhje mrekullie, biblike.
I keshilloj anetaret e Akademise se Arteve dhe te Shkencave te Kosoves, qe per shkak te denigrimit qe kane perjetuar pas rrahjes se pandodhur te Muje Rektor Rugoves, akademiket mos te ofrojne doreheqje nga Akademia. Se ne Kosove pushteti ne krye me Skender Hysenin i nxjerr ne pension edhe akademiket! Mrekullite e Zeusit jane te medha, jo aq sa te Shen Pjetrit, (Piterit), por mrekulli, te mrekullueshme, nuk mund te jene "ndodhjet rutinore" (te zakonshme, dukurite stereotipe sic jane zgjedhjet e lira, stereotip - per shkak se ndodhin cdo dite neper qindra shtete te ndryshme te botes).
Kur ndodh nje fenomen, nje dukuri e zakonshme qe i nenshtrohet ligjeve shoqerore (jo natyrore) qe reprizohen ne situata adekuate skenike (jetesore), te kesobotshme, dhe shquhen me superlativin "te mrekullueshme", atehere e zakonshmja behet e jashtezakonshme, qe do te thote e panatyrshme.
Une per vete me shume frikohem prej lugeterve sesa prej njerezve konkrete te armatosur me stupca te ndryshem (media) qe mund te te shpallin te korruptuar, qe "te paster" ta marrin pushtetin, e te korruptuarit te ikin ne pension. Po sui generis, a nuk do te thote i pervecem, i jashtezakonshem, qe do te thote shkurt - i mrekullueshem?
Media "kosovare" eshte specializuar ne UNMIK per te prodhuar mrekulli per interes te politikes ditore. Une kujtoj se media ka shkuar edhe me larg, eshte bere laborator per okultizem politik. Cdo gje po ndodh ne media, e nga media - drejt ne mendjen dhe bindjen e popullit. Prandaj populli eshte i kenaqur me opoziten dhe pushtetin, qe do te thote me Piter Fejtin.