PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Kurrikula te reja per dy vitet e fundit te gjimnazit


E Marte, 24 Nentor 2009

Programet dhe tekstet mesimore te klases se 11 dhe 12 ne te gjitha gjimnazet e vendit do te ndryshojne nga viti qe vjen. Ky ka qene vendimi me i fundit i ministrit te Arsimit, Myqerem Tafaj i cili tashme nga ngritur edhe 12 grupe pune. Keto grupe do te jene ata qe do te hartojne planin e ri mesimor te dy viteve te fundit te shkollave te mesme. "Kjo kurrikul e re per klasat e 11 dhe 12 gjimnaz, reflekton prirjet e zhvillimit te nje arsimi te mesem modern. Por, mbi te gjitha na con tek objektivi qe kemi deklaruar per te pasur standarde evropiane te arsimit te mesem ne vend qe mbyllet me nje mature te nivelit evropian",- tha ministri Myqerem Tafaj. Ky i fundit ka prezantuar 57 anetaret e ketyre grupeve, te cilet jane arsimtare me pervoje te gjate pune dhe njekohesisht te specializuar. Keta mesues te talentuar me shume pervoje, do te japin nje kontribut madhor ne menyre qe kjo kurrikul te jete shume reale dhe te pasqyroje traditen tone kombetare ne arsim. "Ju do te jeni tani aktoret, qe do te projektoni dhe ne radhe te pare do te vleresoni materialet, pra kurrikulat qe ka pergatitur MASH-i ne bashkepunim me IKT-ne dhe mbi bazen e vleresimit tuaj e permiresimeve qe do te propozoni ju, do te pergatitet dhe varianti perfundimtar i kurrikules se klases se 11 dhe 12-te.

Mbi kete baze do te zhvillohet mesimi ne keto klasa, do te trajnohen mesuesit dhe do te hartohen e permiresohen tekstet", ka nenvizuar Tafaj. Sipas tij, kjo menyre e hartimit te programeve mesimore dhe kurrikuave do te jete teresisht transparente dhe e hapur, jo vetem per aktoret baze, gjimnazistet dhe mesuesit, por edhe per cdo familje shqiptare e cila deshiron te jete plotesisht e informuar per kete program mesimor.



Grupet

Ministria e Arsimit dhe Shkences ka krijuar 12 grupe pune lendore, qe do te studiojne programin mesimor te klasave te 11-te dhe te 12-te dhe te formatojne kurrikulat e reja. Keto grupe do te caktojne oret e reja mesimit dhe tekstet qe do te zhvillohen gjate ketyre viteve.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika