 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Formulari A4, fituesit shpallen ne 1 dhjetor
E Marte, 24 Nentor 2009
Sonila Isaku
Sekretarite e gjimnazeve dhe Drejtorite Arsimore do te presin deri ne 25 nentor te gjithe maturantet qe ende nuk kane fituar ndonje te drejte studimi. Edhe pse ndodhemi gati ne fund te muajit nentor, vazhdojne procedurat e regjistrimit ne fakultete, kjo per shkak te vendeve te parealizuara, ndryshe te njohura si kuota bosh.
Formulari A4
Vetem diten e premte, Agjencia e Pranimit te Rezultateve ne Institucionet e Arsimit te Larte ka shperndare formularin A4, i cili do te jete dokumenti i radhes per te kryer aplikimet, per te gjithe ata qe ende nuk jane shpallur fitues. Kuota te parealizuara ka ne Universitetin e Tiranes, ne deget e Universitetit Bujqesor te Tiranes, ne Universitetin Politeknik ne Korce, Elbasan, Gjirokaster, Shkoder, Durres, Korce. Jane plot 936 kuota te parealizuara ne te gjitha fakultetet e vendit. "Sipas udhezimit, maturantet do te kene mundesi ta terheqin formularin prane Drejtorive Arsimore, ta plotesojne dhe ta dorezojne ate deri ne daten 26 nentor", sqaroi drejtori i APRIAL, Frederik Shalsi. Pas mbylljes se regjistrimeve, ne Agjencine e Pranimeve do te punohet per mbledhjen dhe perpunimin e te dhenave ne datat 27, 28 dhe 29 nentor.
Fituesit
Fituesit e fazes se katert do te shpallen ne daten 1 dhjetor. Per sa i perket regjistrimeve ato do te jene nga data 2 deri ne 5 dhjetor nga ora 8.00 deri en oren 16.00. "Institucionet Publike te Arsimit te Larte, nga data 01.12.2009 te shpallin ne vende te dukshme, ne mjediset e tyre, datat dhe oraret e veprimeve te regjistrimit/cregjistrimit, procedurat perkatese, listen e dokumenteve te nevojshme per regjistrim. Po keshtu jepen edhe te dhena te tjera qe i gjykojne te nevojshme per sigurimin e ecurise normale te procesit te pranimeve ne ciklin e pare te studimeve me kohe te plote, ne Institucionet Publike te Arsimit te Larte", thuhet ne udhezimin e fundit te MASH. Per sa, i perket plotesimit te A4, mbrapa formularit, APRIAL ka sqaruar te gjithe hapat qe duhen ndjekur per te bere nje plotesim te sakte dhe pa gabime. Nderkohe qe secili maturant duhet te shohe me kujdes piket e fituesit te fundit. Ata qe nuk kane fituar deri tani ndonje te drejte studimi, te mbajne parasysh edhe kontrollin e pikeve qe kane marre, duke bere baraspeshimin me piket e fituesve te fundit ne fazat paraardhese.
Dokumentet per regjistrim;
Deftese pjekurie (ne mungese, vertetim note me fotografi, te nenshkruar nga drejtori i shkolles e nga drejtori i Drejtorise Arsimore Rajonale (drejtori i Zyres Arsimore), si dhe dokument te leshuar nga Arkivi i Shtetit;
Dokument identifikimi (karte identiteti, pasaporte) dhe fotokopje te tij. Ne dosje te mbahet vetem fotokopja e dokumentit te identifikimit, ne mungese te tyre kandidati dorezon certifikate personale me fotografi;
2 fotografi;
Mandat arketimi i tarifes se regjistrimit prej 1.500 leke
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- A4 shpallen fituesit, nisin regjistrimet
- Ndergjegjesim ne diten kunder AIDS-it
- Pacientet me AIDS: Ndihemi te diskriminuar
- Falja, 450 te denuar ne pritje te lirimit
- SIDA, 61 raste te reja ne nje vit
- Gripi, shperthen epidemia
- Infektohet me SIDA, humb jeten brenda vitit
- H1N1, 198 te prekur, situata jo alarmante
- Kontraceptivet, informacion ne farmaci per qytetaret
- Nata e Bardhe i jep gjalleri Tiranes
- "Njerez te Humbur", vazhdon misionin edhe ne Kosove
- Flamuj ne cdo dritare te Tiranes dhe Prishtines
- "Nata e Bardhe", feste, vallezime
- Cerdhet, gati rikonstruksioni i 6 prej tyre
- "Feste me te varfrit dhe familjen time"
|
|