Amnistia dhe “marrezia” fiskale
Feti Zeneli
E Hene, 08 Shkurt 2010
Nje ndryshim qe iu be keto dite ligjit te procedurave tatimore te vendit tone ka ngjallur diskutime e shqetesime te ndryshme tek komuniteti i biznesit dhe ka nxitur debatin e eksperteve te fushes perkatese rreth avantazheve dhe disavantazheve ne fushen ekonomise dhe financave te nje amnistie te gjere fiskale. Ne fakt, amendamenti ligjor i propozuar, sic shprehen perfaqesues te Parlamentit dhe Qeverise shqiptare, synon te legalizoje “…te gjitha te ardhurat qe injektohen si shtim kapitali nga burime jashte shoqerise, te cilat jane te patatimuara dhe nga burime, origjina e te cilave eshte e panjohur. Nuk behet fjale per asnje te ardhur tjeter, qofte kjo e sjelle edhe nga emigrantet”. Sic pershkruhet edhe ne relacionin shoqerues te draftit perkates, arsyeja e hartimit te ketyre ndryshimeve lidhet me faktin se nga ana e administrates fiskale jane evidentuar raste, kur kompani te ndryshme shtojne kapitalin e tyre me te ardhura te tjera monetare, pa deklaruar origjinen e ketyre parave. Pra, me pak fjale, ky ndryshim apo me sakte shtesa e nenit 8 te ligjit “Per procedurat tatimore” u be per te kontrolluar dhe taksuar te ardhurat qe individe te ndryshem fusin ne kapitalin e shoqerise si shtese kapitali. Megjithate organizatat e ndryshme te biznesit po i kerkojne Qeverise dhe institucioneve te tjera shteterore, qe ne kuader te hyrjes ne fuqi te ligjit “Antimafia” te aplikohet nje amnisti e thelle fiskale. Sipas tyre, zbatimi i ligjit “Antimafia” ne gjendjen e tanishme ekonomiko-institucionale te vendit tone dhe ne kushtet e veprimit te ligjit tjeter per parandalimin e pastrimit te parave, pa kryer nje amnisti te thelle fiskale per kapitalet, asetet dhe te ardhurat e qytetareve shqiptare, rrezikon te shkaktoje pasoja te drejtperdrejta ne uljen e te hyrave financiare nga emigrantet dhe investitore te ndryshem apo rritjen e frikes se subjekteve e qytetareve per depozita bankare. Nderkohe eksperte te ndryshem te fushes se ekonomise dhe financave, por qe politikisht jane rreshtuar majtas, kritikojne “ngutjen” e Qeverise per kalimin ne Parlament te ketij ndryshimi ligjor, para se sa “te pertypej” sic duhet nga opinion publik dhe grupet e interesit.
Ne keto deklarata e shqetesime qe ngrihen nuk e ke te veshtire te konstatosh edhe tendenca te tipit “per te shfrytezuar rastin” apo “te japesh gishtin e te marresh krahun”. Fakt eshte se biznesi shqiptar, pavaresisht masave te shumta qe ka marre ne vazhdimesi qeveria “Berisha” per formalizimin e ekonomise dhe permiresimin e ndjeshem te klimes per te punuar e investuar, perseri ka raste qe ai i drejtohet dhe i falet parase se piset. Jane tjeter gje “kursimet” e krijuara nga evazioni fiskal, per shkak te pamjaftueshmerise se mekanizmave dhe pamundesise reale per te paralizuar plotesisht ndikimin e elementeve te korruptuar dhe te investuara, per te cilat amnistia fiskale i perfshin ne axhenden e saj. Ndersa per dergesat e emigranteve, qe kane ne baze punen e tyre ne dhe’ te huaj nuk ka penguar ndonjehere mungesa e amnistise fiskale, nderkohe qe s’kane pasur dhe s’ka pse te kene frike nga ligjet e ndryshme per parandalimin e parase se piset. Emigrantet, ne menyre te vazhdueshme kane sjelle ne Shqiperi para dhe kapitale pa i deklaruar neper dogana, duke shtuar, kesisoj kapitalet e bizneseve te tyre por edhe te familjareve apo miqve qe kane ne Shqiperi. Me ndryshimin ligjor ne fjale, shteti dhe Qeveria shqiptare u krijon atyre mundesine qe t’i legalizojne keto asete te paregjistruara deri tani. Ne keto kushte “meraku” qe kane disa perfaqesues te biznesit, se ne kete menyre mund te pengohet hyrja e te gjithe remitancave, qe perbejne gati 10 per qind te PBB-se, me shume se sa shoqeror eshte individual. Pra, ata duhet t’i shqetesoje, ne radhe te pare, ceshtja e lehtesimit te disa bizneseve nga borxhet e kaluara dhe krijimi i mundesive per shendoshjen e llogarive te tyre bankare, duke eliminuar ankthin e likuiditeteve jashte kanaleve bankare dhe, njekohesisht, jashte normave ligjore te vendosura ne shteti dhe shoqeria shqiptare. Pertej ketyre ceshtjeve qendrojne interesa te tjera; jo te moralshme dhe jo te ligjshme. Natyrisht, nuk mund t’i futim te gjithe me nje thes apo te themi qe te gjithe shtyhen nga interesa te drejtperdrejta personale. Disa prej tyre mund te vihen ne levizje edhe per shkak te presionit korruptiv apo banditesk qe mund te bejne mbi ta perfaqesues te botes se mafies, krimit dhe individeve te tjere te kesaj kategorie. Keto jane gjera te njohura sot ne bote, ku grupime te tilla arrijne te blejne pushtet, institucione te tera; duke i shnderruar, keshtu, ne ushtare e sherbetor te tyre. Kesisoj duhet bere dallimi midis zerave qe amnistine e kerkojne si nje mase ekonomike dhe atyre qe e kerkojne ate si nje mburoje armike. Megjithate nuk eshte normale qe, te frikesuar nga rigjallerimi i elementeve dhe veprimtarise kriminale, te ngurojme per te ndermarre iniciativa dobiprurese per formalizimin e ekonomise, shtimin e kapitaleve dhe buxheteve financiare te firmave apo shendoshjen e llogarive bankare ne sherbim te klienteve te saj.
Ne fund te fundit, amnisti do te thote “falje”, dhe falja asnjehere nuk mund te jete per veprimet mafioze e kriminale. Te ishte ndryshe, atehere Kolumbia, me amnistine fiskale te vitit 1987 nuk do te kishte grumbulluar 100 milione dollare, sa 0, 3 per qind e GDP-se se vendit, por miliarda te tille, per shkak te potencialeve te medha qe zoterojne trafikantet e droges ne ate vend. Amnistia fiskale, ne te gjitha rastet e aplikimit te saj ka si qellim kryesor qe t’u krijoje mundesine qytetareve dhe subjekteve private qe te paguajne detyrimet tatimore te papaguara ne kohe gjate viteve te meparshme apo te legalizojne asetet e ndryshme te padeklaruara, te cilat nuk kane te bejne me evazionin dhe penalitetet e ndryshme ligjore ndaj tij. Nepermjet aplikimit te amnistise fiskale synohet nje rritje e menjehershme e te ardhurave tatimore, ulja e kostos per mbledhjen e tyre, permiresimin e sjelljes se tatimpaguesve ndaj shtetit, krijimin e nje imazhi te ri ne politiken e mbledhjes se taksave e keshtu me radhe. Por amnistia fiskale ka edhe efektet e veta negative, te cilat lidhen me zhgenjimin dhe “tradhtine” e tatimpaguesve te vegel apo motivimin e kundervajtjes dhe indisiplinimit te disa tatimpaguesve ne pritje te nje amnistie te ardhshme fiskale. Megjithate efektet pozitive jane me te medha se sa ato negative, natyrisht kur amnistia aplikohet e studiuar dhe jo ne momente te ankthit buxhetor e financiar. Kesisoj, para se sa te ndermerret vendimi per nje amnisti fiskale, autoritetet perkatese duhet te bejne nje vleresim te sakte te situates fiskale ne vend, duke pare me vemendje shkallen e reformimit te administrates fiskale. Nese keto probleme nuk jane ekzaminuar plotesisht apo nese amnistia fiskale ndermerret ne kuadrin e nje administrate te pareformuar, atehere do te kemi me shume efekte negative se sa perfitime.
Shembulli tipik i nje situate te tille ka qene ne kohen e kerkimit te nje amnistie te gjere fiskale qysh ne 1998-en, menjehere pas ngjarjeve te ‘97-es. Iniciatoret e kesaj ideje e argumentonin nje kerkese te tille me gjetjen e “instrumentit te duhur qe do te mundesonte rikthimin e parave ne banka”, pas krizes qe shkaktoi rebelimi komunist, nje vit me pare, si dhe “per grumbullimin ne buxhetin e shtetit e te ardhurave te konsiderueshme per pershpejtimin e zhvillimit te vendit”. Ish-Presidenti Meidani ka qene ne krye te ketij grupimi, i shtyre edhe nga ndonje keshilltar jo shume kompetente apo i motivuar nga arsye te tjera qe nuk lidheshin me permbushjen e rregullt te detyres. Faktikisht Meidani iu bashkengjit idese se hedhur nga profesori i njohur ruso-amerikan, Vladimir Kvint, gjate nje vizite pune ne Shqiperi, i cili nisur nga prania e larte e informalitetit ekonomik ne vendin tone hodhi idene e nje amnistie fiskale. Por te kerkoje amnisti ne ate kohe ishte marrezi, pasi parate ishin grumbulluar ne doren e grupeve te ndryshme kriminale, qe kishte prodhuar “revolucioni demokratik i vonuar” i ’97-es, sic e ka cilesuar kete ngjarje te zeze, Rexhep Qose. Dhe zoti Kvint nuk e njihte konkretisht kete realitet, por me shume nisej nga eksperienca e zgjidhjeve qe mund te kishin situata te tilla te ngjashme, nga pikepamja teorike. Ish-kryeministri i asaj kohe, Fatos Nano, u distancua nga nje iniciative e tille, por ai nuk arriti te distancohej nga korrupsioni dhe diktati i botes se parave te pista ne qeverisje, duke zgjedhur si mjet shpetimi rritjen e ngarkeses fiskale per biznesin e ndershem. Kjo ishte nje zgjidhje e bere ne 17 korrik te ‘97-es ne bashkepunim me eksperte te FMN-se, BB-se, BE-se dhe BERZH-it gjate hartimit ne Rome te Paktit te Stabilitetit per Shqiperine, qellimi kryesor i te cilit ishte stabiliteti i treguesve makroekonomik. Ne kete menyre filloi ngritja graduale e ngarkeses fiskale, e cila arrit deri ne 48% ne mandatin e fundit qeverises te socialisteve, gje qe do te thote se qeverite e majta, ne vend te amnistive aplikuan “penalitete” per biznesin dhe qytetaret shqiptare, pasi ngarkesa e larte fiskale e perjashton automatikisht amnistine, pasi jane fenomene diametralisht te kunderta me njera-tjetren.
Rikthimi i demokrateve ne pushtet, pas zgjedhjeve te 3 korrikut 2005, riktheu dinjitetin dhe efektivitetit e sipermarrjes se lire private, duke permiresuar klimen e biznesit dhe ulur taksat e tatimet, paralelisht me reformimin e administrates fiskale. Nuk ka amnisti me te madhe se sa te pergjysmosh taksat e biznesit te vogel dhe te aplikosh taksen e sheshte ne pergjithesi, qe e zbriti tatimin mbi fitimin nga 25 % ne 10 per qind. Dhe llogaria ne kete rast eshte e thjeshte, duke u krahasuar me qeverisjen majtiste, ku qytetaret dhe bizneset paguanin 2-3 here me shume taksa se sa sot, ne kuptimin e tarifave e jo te volumeve. Megjithate, perseri qeveria “Berisha” ka aplikuar amnisti te herepashershme, me te drejtperdrejta, per faljen e gjobave dhe detyrimeve te rrjedhura nga sigurimet shoqerore te prapambetura. Kuptohet lehtesi dhe favorizime te tilla i behen vetem biznesit te ndershem dhe jo trafikanteve apo abuzanteve. Nepermjet masave te kesaj natyre eshte synuar ctensionimi i situates se krijuar nga pamundesia e mjeteve financiare te biznesit per t’iu pergjigjur kohes, shtetit dhe vetvetes. Nga ana tjeter, nje nder amnistite me te medha te qeverise “Berisha” eshte legalizimi i ndertimeve informale te ndodhura ne vitet e tranzicionit, duke krijuar mundesine e futjes ne qarkullim te miliarda dollareve. Ne keto kushte te pretendosh per nje amnisti me te gjere se sa ajo qe eshte realizuar praktikisht keto 4-5 vitet e fundit, do te thoshte qe te kerkosh t’u hapesh deren parave te krimit dhe trafiqeve, per ta shnderruar prape Shqiperine ne parajsen e informalitetit, sic ishte ne tete vitet e qeverisjes socialiste, para 2005-es.