PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 249 ) Shiko komentet
Meta: Rama ka dale nga realiteti

Meta: Rama ka dale nga realiteti


E Hene, 08 Shkurt 2010

Zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem Ilir Meta, thote se nuk jane presionet verbale ato te cilat cojne procesin perpara, apo cfare do lloj presionesh te tjera. Ne nje dalje per gazetaret ku iu pergjigj disa pyetjeve mbi aktualitetin politik ne vend, z.Meta i cili drejton edhe Levizjen Socialiste per Integrim tha se “eshte fatkeqesi kur nje politikan del nga realiteti”, duke iu referuar kreut socialist Edi Rama. “Eshte pune per te, por perseri eshte fatkeqesi per te kur shikon endrra me sy hapur”, - theksoi Meta. Ai kujton edhe faktin se Shqiperia eshte nje vend anetar i NATO-s, por pranon se vendi ka institucione te qendrueshme te cilat nuk funksionojne ne menyre perfekte, por sidoqofte funksionojne ne menyre demokratike. Kurse ben thirrje qe te gjithe te respektojne rregullat e lojes te percaktuara nga kuadri Kushtetues i vendit dhe logjika demokratike. Per z.Meta, gjitheperfshirja eshte e realizueshme vetem duke respektuar rregullat e lojes demokratike, si dhe kuadrin Kushtetues e institucional te vendit

A keni nje koment ne lidhje me ate qe eshte quajtur fronti i se majtes?

Shqiperia eshte nje vend anetar i NATO-s, eshte nje vend shume demokratik. Kushdo qytetar ka te drejte te shpreh mendimet e tij, por jo vetem kaq, por edhe ka te drejte te shikoje endrra me sy hapur. Absolutisht qe cilido qe del jashte realitetit, jashte normalitetit dhe jashte logjikes demokratike dhe njekohesisht qe i lexon se mbrapshti mesazhet e qytetareve shqiptare dhe te komunitetit nderkombetar, vecse vet demtohet, por kurrsesi nuk i ndal dot proceset demokratizuese, europianizues dhe integruese te Shqiperise ne realizmin e metejshem te aspiratave te tyre. Mesazhi yne mbetet gjithmone, gjitheperfshirja duke respektuar rregullat e lojes demokratike, duke respektuar kuadrin Kushtetues dhe institucional te vendit dhe njekohesisht duke zhvilluar nje dialog i cili ka ne themelet e tij interesat me te mira per vendin dhe per gjithe qytetaret shqiptare.

Mos kemi te bejme me nje presion te kryetari te PS-se ndaj Presidentit, per aq kohe sa Presidenti ka deklaruar ne nje interviste dhene per emisionin “Opinion” se hapja e kutive eshte antikushtetuese?

Nuk mendoj se presionet verbale jane ato te cilat cojne procesin perpara, apo cfare do lloj presionesh te tjera. Theksoj dhe nje here, eshte fatkeqesi kur nje politikan del nga realiteti. Eshte pune per te, por perseri eshte fatkeqesi per te kur shikon endrra me sy hapur. Shqiperia eshte nje vend anetar i NATO-s, Shqiperia ka institucione te qendrueshme te cilat nuk funksionojne ne menyre perfekte, por sidoqofte funksionojne ne menyre demokratike dhe absolutisht qe te gjithe duhet te respektojne rregullat e lojes te percaktuara nga kuadri Kushtetues i vendit dhe logjika demokratike.

Koalicioni i majte ka mandatuar z. Rama per te negociuar per zgjidhjen e krizes, a ka ndodhur e njejta gje dhe ne rastin e mazhorances? Apo mendoni se tryeza duhet te jete me e gjere sesa kaq?

Besoj se z. Berisha eshte teresisht i qarte dhe i vullnetshem per te ofruar ato garanci demokratike te cilat asnje here nuk kane munguar nga ana e mazhorances dhe nga e qeverise per opoziten, por qe akoma me tej jane perforcuar dhe nga nje mesazh teper i qarte dhe kompleks qe vjen nga Rezoluta e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, per te cilen qeveria dhe mazhoranca jane shprehur plotesisht te deshiruar dhe te vullnetshem qe ta zbatojne dhe respektojne sic i takon nje mazhorance serioze, nje mazhorance qe punon per integrimin europian te vendit.

Si e vleresoni reagimin e Presidentit Topi pas ofrimit qe Rama dhe Berisha per t’u ulur ne negociata? Mendoni se u moren masat e duhura per ta konkretizuar kete tryeze?

Nuk dua te beje asnje koment per rolin e Presidentit pasi une duke respektuar poziten e tij kushtetuese mbi palet dhe njekohesisht angazhimin e tij konstruktiv te shprehur ne menyre te vazhdueshme per te kontribuar ne ecjen perpara te vendit permes nje dialogu sa me te frytshem, qe inkurajon te gjithe te behen pjese e ketyre proceseve, une vecse mund te shpreh bindjen time qe mazhoranca eshte plotesisht e vullnetshme per t’i qendruar me seriozitet te gjitha pikave te Rezolutes se Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes dhe njekohesisht eshte absolutisht shume e qete per te vazhduar programin e saj te reformave, i cili nuk mund te ndalet nga asgje. Por i cili eshte shume i rendesishem sepse ne radhe te pare absolutisht u sherben interesave te gjithe qytetareve shqiptare.

Ne presim hapa shume te rendesishem per t’i konkretizuar kete vit ne interes te gjithe qytetareve shqiptare, sikurse eshte liberalizmi i vizave ku Shqiperia ka bere ne muajt e fundit nje progres spektakolar per te permbushur detyrimet. Po punohet me intensitet per te permbyllur gjithe procesin e pyetesorit dhe me pas per te ecur edhe drejt statusit te vendit kandidat. Ne keto kushte do te ishte nje fatkeqesi politike per te gjithe ata qe do te vete perjashtoheshin nga procese madhore qe kane te bejne me interesa kombetare dhe te gjithe shqiptareve.

Se shpejti do te mberrije ne Shqiperi nje delegacion i KE-se qe do te monitoroje hapat qe jane bere per zgjidhjen e krizes. Si do ta shpjegonit faktin qe akoma nuk keni arritur ne nje marreveshje paraprake per t’u ulur ne negociata?

Dialogu kerkon dy pale, asnje here nuk ka munguar vullneti per dialog nga ana e qeverise, perkundrazi qeveria ka qene e hapur per dialog dhe do te thosha se ka qene teper zemergjere ne drejtim te plotesimit te shume prej kerkesave dhe pretendimeve nga ana e lidershipit te opozites.

Por ju mund ta shikoni sjelljen tjeter, per fat te keq, krejtesisht destruktive, arrogante, te nje anshme dhe shantazhuese, ku nderkohe qe pritet te fillohet nje tryeze dhe zhvillohet nje dialog paralajmerojne nje front qe do te na sjelli qametin, njesoj si ne mitingun e famshem ne fund te nentorit qe do rrezonte qeverine dhe kutickat bashke me te. Nuk eshte kjo sjellje evropiane, nuk eshte kjo nje sjellje konstruktive. Por megjithate edhe kjo pjese e opozites eshte opozita jone e shqiptareve dhe te gjithe kemi per detyre ta ndihmojme qe rigjeje forca, kurajo dhe qytetari qe te sillet ne nje menyre me konstruktive. Proceset do te ecin perpara, asgje nuk i ndalon dot.

Nje pyetje qe duket pak si e heret: Sa do te jete e hapur LSI per te pranuar ata deputete te PS-se qe njihen si Levizja per Mendimin Ndryshe ne PS te cilet mund te thyejne bojkotin dhe mund te hyjne ne Kuvend? Sa do jete e hapur LSI per te krijuar, le te themi, nje grup parlamentar?

Levizja Socialiste per Integrim nuk ka qellim te shtoje grupin e saj parlamentar me manovra te cilat nuk jane aspak te preferuara nga ana e jone. Aq me teper as nuk jane te domosdoshme, per arsye sepse ne kemi nje marreveshje me Partine Demokratike dhe jemi te bindur se kjo do te jete nje qeveri shume e suksesshme, e cila do te permbush te gjitha angazhimet e saj kryesore me pergjegjesi dhe seriozitet te plote deri ne 28 qershor te vitit 2013. Per sa i takon qendrimeve dhe problemeve qe jane brenda opozites ato jane problemet e tyre dhe une nuk dua te marre persiper te behem pjese e debateve te tyre.




Komento artikullin | Shiko komentet (249 komente)
Te Tjera nga rubrika