Home Aktualitet ”Forume...

”Forumet do të mblidhen”, Berisha-Bashës: Bëhu burrë dhe mos luaj me pluralizimin

82
0

Kryetari i selisë blu, Lulzim Basha nuk pranon që forumet të mbildhen për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së. Në takimin e sotëm me demokratët në Fier, Berisha i’u drejtua Bashës me fjalët që të bëhet burrë, dhe të mos luajë me pluralizmin.

Pyetje: PD ka një derë, pse duhet të gjithë që bëjnë karrierë të kenë njohje me kryetarin? Do të kemi sërish të drejtë për vota në forume?

Sali Berisha: Në këtë situatë që jemi, vota juaj është shpëtimtare. E dëgjuar deklaratën e peng-kryetarit dje, por ai tha që nuk do të lejoj Kryesinë. Të gjithë ata që i kapi frika e forumeve, kanë përfunduar keq. Bëhu burrë dhe mos luaj me pluralizimin. Lëri ato, forumet do të mblidhen. Çdo kryetar që në moment që shpall vendimin, është i shkarkuar, kjo është demokracia. Do të sanksionohet në statut. Do flisni ju në referendum. Në fushatë tha do të hapim referendumet. Thashë se është apasionuar për Zvicrës, por e ka hequr nga statuti. Jemi në krizë do e kapërcjemë të gjithë bashkë.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit