Home Aktualitet Shëndetësia e...

Shëndetësia e shtrenjtë në Shqipëri! Eurostat: Shqiptarët paguajnë 34 herë më shumë e mesatarja e BE

7
0

Shifrat e fundit të Eurosat-it, tregojnë se bazuar në fuqinë blerëse, shqiptarët shpenzojnë për shëndetin, 34 herë më shumë, se mesatarja e vendeve te Bashkimit Europian.

“Kam 6 muaj që kryej analiza dhe vizita për të bërë një operacion në hundë, dhe mos e pyet. Edhe profesorët më të mirë, lekë duan. Po nuk pagove këtu, nuk merr asnjë shërbim. Është e kotë ajo që thonë, nga e thëna në të bërë është në mes një mal i tërë. Shërbimi shëndetësor këtu është përtokë, asgjë nuk është falas”, thotë një qytetar.

“Ne pagujmë 34 herë më shumë se një europian, por a e di se pensioni im është 150 mijë lekë”, shprehet një tjetër.

“Ja një shembull konkret. Një ilaç i prostatës, ka qenë pa lekë dhe tani e blejmë 14 mijë lekë të vjetra, në muaj. Por kjo është shumë për një pensionist. Mos të jenë fëmijët e të na ndihmojnë ata, ne nuk ja dalim dot”.

“Në Greqi jam me letra dhe nuk paguaj shumë për shpenzimet shëndetësore. Nuk ma vrasin xhepin ato para që shpenzoj”.

“Unë për veten time paguaj dhe për çdo gjë shkoj në privat. Nuk shkoj në shtet, se shteti nuk ma realizon dot trajtimi e sëmundjes, që unë kam”.

“Medikamentet këtu janë jashtëzakonisht të shtrenjta. Këto dy vjet pandemi, farmacitë kanë bërë namin. Faleminderit Zotit prej fëmijëve, se për ne, me pensionin që kemi as që bëhet fjalë”.

“Shëndetësia e rëndon shumë xhepin tonë, sidomos për ne që jemi të varfër e nuk kemi. Unë jam edhe me qira. Veç me njohje dhe me lekë funksionon shëndetësia tek ne”.

“Në pandemi shkova tek privati. Trajtimi i Covidit më kushtoi shumë, rreth 1 milion lekë, ilaçet, ekot, skanerat, infermierja etj. Pensioni im është 220 mijë lekë të vjetra në muaj. Në shtet nuk vajta se të sorollasnin, ndërkohë që jeta ishte ne rrezik”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit