Home Bota Sondazhet e C...

Sondazhet e CNN, Biden humbet pikë në mbështetjen popullore

28
0

Joe Biden është në telashe me mbështetjen popullore, një vit para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Një sondazh i medias amerikane CNN tregon se vetëm 39% e të anketuarve e mbështesin atë për një mandat të dytë presidencial, çka do të thotë se ai mund të mos arrijë të marrë një tjetër mandat në krye të Shtëpisë së Bardhë. Mbështetja e amerikanëve për punën e tij ka rënë me 6% krahasuar me fillimin e këtij viti.

Surprizë përbën fakti se sondazhi i CNN nxjerr si konkurrenten më të fortë të tij në garën për Shtëpinë e Bardhë, Niki Hejllin, ish-ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në OKB gjatë presidencës së Donald Trump-it.

Nëse ajo fiton zgjedhjet paraprake për kandidaturën presidenciale të republikanëve mes 12 rivalëve të tjerë, Hejlli do të zgjidhej presidente e Shteteve të Bashkuara me 49% të votave duke e mundur Bidenin me 6 pikë më shumë.

Gjasat që ajo të jetë kandidate e republikanëve duken të pakta, në një garë brenda partisë me një pretendent absolut si Donald Trump, i cili sipas sondazhit më të fundit të CNN mund ta mundë Bidenin me një diferencë fare të ngushtë prej jo më shumë se 1%.

Ky sondazh tregon po ashtu se 76% e të pyeturve, shumica e të cilëve demokratë nuk kanë besim se Biden do ta çojë deri në fund mandatin e dytë nëse arrin të rizgjidhet president.

Ata thonë se nëse fiton, mandatin e dytë Biden e nis në moshën 82-vjeçare, që e bën atë më të moshuarin në historinë e presidentëve amerikanë dhe do ta pengonte në vendimmarrje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit