News Feed

Drejtuesit e USAID/Albania kanë prezantuar ditën e sotme gjatë një takimi me Ministrin e Drejtësisë, z. ‪#‎Ylli_Manjani‬, projektin për Shtetin Ligjor, i cili do të jetë kryesisht i
përqëndruar në përmirësimin e performancës së gjykatave në vendin tonë.

Në këtë takim, z. Marcus Johnson, Drejtor i USAID/Albania, e njohu Ministrin Manjani me koordinatorët e këtij projekti të ri, ndërsa bëri me dije se ky projekt do të ketë një kohëzgjatje prej pesë vitesh dhe pritet të ndërhyj...ë në disa çështje specifike në sistemin gjyqësor.

Ministri Manjani e ka vlerësuar mjaft pozitivisht këtë projekt të ri të USAID/Albania dhe njëkohësisht i cilësoi mjaft premtues termat e referencës së këtij projekti. Njëkohësisht, z. Manjani ka shprehur vullnetin për ta përkrahur maksimalisht këtë projekt të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa theksoi rendësinë që kanë çështjet që lidhen me dhënien e një drejtësie pa vonesa, transparencën në vendimin e gjykatës, etj, që do të trajtohen nga ky projekt, probleme që kryesisht kanë krijuar një perceptim negativ apo edhe
mungesë besimi në sistemin gjyqësor.

Përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve është vlerësuar nga Ministri Manjani si reforma e vërtetë, duke theksuar se ky duhet të jetë objektivi i të gjithë aktorëve të sistemit të drejtësisë. Gjithashtu për Ministrin e Drejtësisë, z. Ylli Manjani një rëndësi të veçantë ka edhe përmirësimi i klimës së raportimit të medias, si një instrument me mjaft ndikim në rritjen e transparencës.

E pranishme gjatë këtij takimi ishte edhe zj. Anne Trice, drejtuese e projektit “Për
Përmirësimin e Punës së Gjykatave në Shqipëri”, e cila u shpreh se krijimi i një bashkëpunimi të afërt me Ministrinë e Drejtësisë dhe ekspertët e saj do të ishte një garanci më shumë në suksesin e rezultateve të këtij projekti.

See More
Lëvizja Socialiste për Integrim ( LSI ) - Faqja Zyrtare's photo.
Lëvizja Socialiste për Integrim ( LSI ) - Faqja Zyrtare's photo.
Lëvizja Socialiste për Integrim ( LSI ) - Faqja Zyrtare's photo.
LikeShow more reactions
Comment
Comments
Koha Jone
Write a comment...

INTERVISTA/ ENDRIT BRAIMLLARI
Përfaqësuesit e LRI-së në vendimmarrje, projekte reale dhe vizion të ri në politikë

Lëvizja Socialiste për Integrim ( LSI ) - Faqja Zyrtare's photo.
LikeShow more reactions
Comment
Comments
Koha Jone
Write a comment...

Ministri i Drejtësisë, z. ‪#‎Ylli_Manjani‬ ka pritur në takim z. ‪#‎Christoph_Bernasconi‬, Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës së Hagës mbi të Drejtën Ndërkombëtare Private, i cili ka zhvilluar një vizitë pune në Tiranë.

Gjatë takimi bashkëbiseduesit kanë diskutuar mbi çështje me rëndësi të sundimit të ligjit, përmes forcimit të institucioneve të drejtësisë.

Z. Bernasconi e informoi Ministrin Manjani se qëllimi kryesor i vizitës së tij në Shqipëri lidhet me vlerësimin e nev...ojave të Shkollës së Magjistraturës për implementimin e Konventave të Konferencës së Hagës.

Në takim u vlerësua edhe rëndësia e forcimit të shtetit ligjor, si një parakusht për të krijuar një klimë besueshmërie që do të kishte një ndikim mjaft pozitiv në përthithjen e investimeve të huaja në vendin tonë. Në këtë kuadër ndërsa Z. Bernasconi vuri në dukje nevojën për nënshkrimin e një konventë të re e cila lehtëson biznesin.

See More
Lëvizja Socialiste për Integrim ( LSI ) - Faqja Zyrtare's photo.
LikeShow more reactions
Comment

Kryetari i Kuvendit, z. ‪#‎Ilir_Meta‬ priti një delegacion me deputetë nga Bundestagu Gjerman anëtarë të Grupit të Miqësisë me vendet e Evropës Juglindore, vizitë të cilën e cilësoi si një dëshmi të marrëdhënieve intensive ndërparlamentare mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Z. Meta u shpreh se Shqipëria i vlerëson përpjekjet e Gjermanisë në përballjen me krizën e paprecedentë të lëvizjeve migratore që ka prekur Evropën, duke theksuar se sfidat e përbashkëta menaxhohen më mirë... përmes një bashkëpunimi më të ngushtë mes të gjithë vendeve evropiane.

Duke bashkëbiseduar mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, Kryetari i Kuvendit z. Meta u shpreh se reformimi i sistemit të drejtësisë është kyç jo vetëm për procesin e integrimit evropian, por edhe për rritjen e besueshmërisë së Shqipërisë pranë vendeve anëtare të BE-së, si dhe ndaj investitorëve të huaj.

Deputetët gjermanë rikonfirmuan mbështetjen e Gjermanisë ndaj progresit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe nënvizuan se reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme, si për rritjen e besimit të qytetarëve ndaj shtetit ligjor ashtu edhe për klimën e biznesit, duke vënë në dukje se zhvillimi ekonomik i Shqipërisë dhe i rajonit është shumë i rëndësishëm për Gjermaninë dhe investitorët gjermanë.

See More
Lëvizja Socialiste për Integrim ( LSI ) - Faqja Zyrtare's photo.