E Hene, 20 Maj 2013
Liliana Hoxha: Nexhmija e Ramizi, agjente te KGB dhe UDB
Ne familjen e Enver Hoxhes ka mbreteruar nje situate kaotike plot intriga, plane vrastare, spiunlleqe dhe gjueti shtrigash. E dy strumbullare te rendesishme ishin Nexhmija dhe Teuta, gruaja e Enverit dhe nusja e djalit. Keshtu mendon Liljana Hoxha, nusja e Sokolit, djalit tjeter te Enver Hoxhes. Ne nje interviste per gazetarin Blendi Fevziu ne emisionin e mbremshem "Opinion" ne Tv Klan, Liliana Hoxha u ndal gjate tek historia shumevjecare e diktatures komuniste duke permendur faktin sipas saj se familja e diktatorit ishte e perfshire ne agjenturat e huaja, madje me dijenine e vete Enver Hoxhes. Duke u ndalur edhe tek filmi "Diktatori" i gazetarit dhe shkrimtarit Blendi Fevziu, Liljana Hoxha tha se "une pashe filmin dhe kam qare sic ka qare cdo grua shqiptare"

Zonja Hoxha, pune voluminoze te shkruash nje liber prej 587 faqesh ne te cilen tenton te hedhesh drite mbi te shkuaren dhe te sotmen e Shqiperise. Ose me sakte mbi te shkuaren dhe ate cfare e shkuara vazhdon te transmetoje ende ne shoqerine e sotme apo jo?

E thate shume mire, por mua me duhet t'ju falenderoj juve dhe me duhet t'ju uroj njekohesisht qe deshmoni per nje emancipim si gazetar, emancipim njerezor jo vetem profesional, qe me ftoni te flas ketu, kur ju jeni nje nga ata, qe une kam permendur si shume te tjere pa pasur probleme personale per askend. Por ne daljen e pergjithshme te ceshtjes qe une ngre, me eshte dashur qe te flas edhe per ata. Keshtu qe une e cmoj shume faktin qe ju me keni ftuar mua ketu.

Zonja Hoxha, nuk ka asnje lloj problemi ne qofte se ju keni kritika ne drejtimin tim. Kjo eshte puna ime e perditshme. Une intervistoj njerez qe me duan dhe qe s'me duan, qe me levdojne apo kritikojne. Kjo eshte puna ime dhe natyrisht isha shume kurioz ne momentin qe mora librin, per ta pare ate dhe natyrisht per te pare ate qe ju kishit shkruar ne adrese time. Jam i hapur per te diskutuar per shume gjera. Por doja t'ju beja nje pyetje per te hyre drejtperdrejt ne interviste. Perse ky liber erdhi tani?

Erdhi tani sepse tani u poq, ne kuptimin qe u plotesua mund te them. Mund te vinte edhe me pare, por 2-3 vjet une nuk kam qene shume mire me shendet dhe mbeti ne sirtar ose kam botuar gjera me te rralla. Vjen tani sepse ne fund te fundit, kur them u poq, tani une jam shume e qarte per cfare mendoj, per kush jam si individualitet, kush jemi ne shqiptaret, cfare kemi kaluar, cfare po kalojme dhe se si duhet te kemi te ardhmen.

A jeni e sigurt qe keni ende gjera per te thene? Kam pershtypjen se ju keni shkruar shume, keni folur shume, keni dhene intervista... A jeni e sigurt qe nuk i keni thene te gjitha, por ka ende gjera per te thene?

Kam shume, shume gjera per te thene, e kam thene edhe heren e fundit. Jane hollesira qe bindin me shume lexuesin sic edhe e ngjethin me shume ate.

Si i dini ju keto gjera? Ku i keni mesuar?

Ato qe une di, i di nga jeta ime. Kurse hollesira per njerezit e tjere, qe normalisht une nuk i njoh, as i kam takuar, as kam ndenjur me ta, perseri i njoh ne rruge institucionale...

C'do me thene ne rruge institucionale?

Domethene ashtu sic di qe une kam qene e ndjekur ne kohen e diktatures.

Si keni qene e ndjekur? Ju ishit nusja e djalit te Enver Hoxhes...

Kam pasur dosje ne diktature. Nuk e di sa qe gjalle Enver Hoxha apo jo, por ka te ngjare edhe atehere.

E ndjekur nga kush? Kush tjeter vec Enver Hoxhes mund t'ju ndiqte?

Nga Sigurimi i Shtetit. Sot them nga Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia.

Perse Sigurimi i Shtetit duhet t'ju ndiqte?

Besoj per menyren se si me shikonin ata.

Keni fakte konkrete per kete?

Kam fakte konkrete, dosja ka ekzistuar, nuk e di tani ekziston apo jo. Shume njerez m'i kane shprehur keto dhe une retrospektivisht i vertetoj te tera. Ndaj them kam shume e shume gjera te tjera, ku ngerthehet e gjithe familja ime, motra, vellai, martesat e tyre te detyruara nga Nexhmija. Martesat e vellait dhe motres time u bene qe te prishej martesa ime me Sokolin. Sic i di keto te gjitha tashme, per nje kohe te gjate mezi i kam kuptuar, por i kam vertetuar me shume analiza, deshmi, takime etj., ashtu di cdo gje, shume hollesira por kam shprehur vetem te domosdoshmet per ata njerez qe une i kam permendur aty ne zberthim te ceshtjes. Per ta plotesuar kete teme madhore qe ne te vertete eshte ceshtje kombetare. Komunizmi ishte komunizem, komunizmi duhet te ikte meqenese si ideal eshte sublim por si praktike polli totalitarizem. Ndonese komunizmi duhet te ikte, fatkeqesia reale nuk ishte "komunizmi" ne vetvete, jo se beri pak si ideologji. Sepse beri kushtetuten qe ne vetvete ligjeronte reprezaljet. Por katastrofen me te thelle ne Shqiperi e ka bere agjentura.

C'do me thene agjentura?

Domethene njerezit qe kane qene te lidhur me sherbimet antishqiptare...

Ju mendoni qe ne Shqiperine komuniste ku edhe miza qe fluturonte kontrollohej, ka pasur nje agjenture te huaj qe vepronte?

Sigurisht, se miza qe fluturonte, nuk fluturonte kot.

Kush agjenture? Cilat ishin agjenturat qe vepronin ne Shqiperi?

Ka qene KGB-ja dhe UDB-ja. CIA ka dashur shume te kete nen kontroll situaten. Keto kane ardhur prej Jaltes, kjo eshte rrjedhoje e Jaltes. Eshte logjike, po te fillojme me formimin e partise, te kalojme me profilin e Hoxhes, etj mund te thuash shume dhe kane rendesi historike per tu pare. Si detyrim i vendosjes gjeopolitike strategjike te vendit tone, kjo ceshtje mbeti me doemos me pasoja. Por kane pak rendesi per temen tone.

KGB-ja dhe UDB-ja ishin te pranishme ne Shqiperi ne nivele te larta apo jo?

Rezultojne qe ishin te pranishme ne Shqiperi, ne nivelet me te larta.

Ju keni fakte per kete, kush e thote?

Faktet jane gjithcka qe ka bere Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha.

Ju po thoni qe Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha ishin agjenture e KGB-se apo UDB-se.

Po ishin fitimtaret.

Cdo me thene fitimtaret?

Domethene pasi bene te gjithe luften per pushtet, pasi shkaterruan dhe vrane te gjithe pretendentet.

Pretendentet i vrau Enver Hoxha apo Ramiz Alia me Nexhmije Hoxhen?

I "vrau" Enver Hoxha sepse ishte ai ne krye. Mund te kete pasur edhe ndonje firme aty qe ne fund te fundit gjate luftes per pushtet, kur i thua qe ky njeri eshte i rrezikshem e te tjera, vendimet jane te paracaktuara. Ne paranteze, une pashe filmin dhe kam qare sic ka qare cdo grua shqiptare, por ketu po analizojme, t'i leme sentimentet.

Pra ju po thoni qe Enver Hoxha perdorej per te eliminuar ata persona qe....

Enver Hoxha nuk perdorej. Eshte fjale e dobet, edhe Enver Hoxha per syte e mi eshte shume i forte dhe ashtu ka dale i forte. Por Enver Hoxhes i jepej nje informacion i gabuar. Dhe ky informacion i gabuar nuk ka qene vetem kur ai u izolua, sepse kur u izolua u be absolutisht i kontrollueshem. Dua te them qe informacioni i gabuar i jepet cdo lideri nepermjet rrugeve institucionale. S'ka bashkepunetor qe t'i flase titullarit kryesor, ne kete rast diktatorit, qe ky zhvillim qe po bejme nuk po ecen. Por do t'i beje vetem levdata euforike. Kjo eshte logjika ne te gjithe boten.

Perse Nexhmije Hoxha duhet te ishte agjente e KGB-se apo Ramiz Alia i UDB-se, ata ishin drejtues shume te larte te regjimit komunist?

Ramiz Alia nuk e merrte kurre pushtetin dhe Nexhmije Hoxha nuk e merrte kurre pushtetin pasi te vdiste Enver Hoxha pa qene te tille.

Po e kishte persa kohe Enver Hoxha ishte gjalle...

Po do te trajtohej nga Mehmet Shehu ashtu sic u trajtua Mehmet Shehu nga Enver Hoxha dua te them ne emer te tij nga Kadri Hazbiu, Ramiz Alia e Nexhmije Hoxha.

Pra ju mendoni qe Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia kishin frike nga Mehmet Shehu?

Padyshim.

Perse kishin frike?

Sepse Mehmet Shehu ishte me i egri i te gjitheve.

Ishte i eger, por te gjithe mendojne se ai do te sillej mjaft mire me familjen e Enver Hoxhes...

Keshtu mendojne te gjithe, por nuk mendonte Nexhmije Hoxha keshtu.

Ju mendoni se Nexhmije Hoxha kishte realisht frike nga Mehmet Shehu?

Nexhmije Hoxha kishte realisht shume frike nga Mehmet Shehu.

E shprehte kete?

Familja e Mehmet Shehut eshte sjelle realisht shume keq ndaj familjes sone.

Si eshte sjelle keq?

Benin dualizem te hapur qe nuk kishte pse, sepse femijet e Enver Hoxhes ishin shume te thjeshte. Silleshin thjeshte, pavaresisht se kane te tjera kusure ne kurriz, por ishin te sjellshem, nuk ishin vanitoze, nuk ushtronin pushtetin e te atit, kurse femijet e Mehmet Shehut ishin arrogante, prepotente edhe ndaj nesh, edhe ndaj familjes sone ishin kercenues. Nuk te perfillnin, kalonin perpara me makina, te fyenin, etj. me radhe.

Pra ndihej ky dualizem ne bllok. Kur ka filluar?

Ky dualizem ndihej vetem nga femijet e Mehmet Shehut dhe Fiqireti ndaj Nexhmije Hoxhes. Jo nga Mehmeti ndaj Enverit. Mehmet Shehu per mendimin tim, priste me durim te vdiste Enver Hoxha. Mehmet Shehu vete nuk i ka bere keq Enver Hoxhes. Ndaj per mendimin tim, Enver Hoxha, ka pasur shume te drejte te merzitej per Mehmet Shehun kur ai eshte vrare.

Si eshte vrare? Eshte vetevrare apo vrare?

Eshte vrare. Une them qe eshte vrare, hollesirat nuk eshte as vendi dhe ato jane hipotetike.

Vrasjen e Mehmetit ju e nxirrni ne analizen e sotme, apo e keni dyshuar qe ne momentin qe ndodhi?

Une e kam ndjere qe eshte vrare, sepse nuk mund te vetevritet nje burre si ai, aq me teper qe Enver Hoxha e kish falur dhe here tjeter.

Me pas ne analizat qe keni bere, ju rezulton i tille...

Ne te gjitha analizat ashtu me del. Me merzitjen e Enver Hoxhes ashtu me del. Me gezimin e Nexhmijes ashtu me del, edhe te femijeve edhe me tablone sinoptike ashtu me del. Sepse me tablone sinoptike duhet te qetesonte Shqiperine, njerezit, sepse nuk eshte e kollajshme te vetevritet nje kryeminister, dhe duhet ta deklaroje spiun gje qe edhe mund ta kete besuar. I KGB-se eshte, sepse e ka ditur vete Enver Hoxha dhe e ka lejuar. Ai i dinte se kush eshte i KGB-se dhe kush jo, pra ke lejonte dhe ke jo.

Ju mendoni qe Enver Hoxha e dinte se kush ishin spiunet e KGB-se?

Po. Po.

Dhe i toleronte?

Jo i toleronte, i linte ne funksion, ua diktonte funksionin. Dhe ne rastin e tablose sinoptike, thote qe me ka dale poliagjent. Pra me ka dale edhe ne ane tjeter qe une nuk e njoh. Domethene me ka tradhtuar.

Ju mendoni qe edhe midis drejtuesve te larte te regjimit komunist kishte njerez qe punonin per KGB-ne dhe UDB-ne?

Po, eshte e domosdoshme, ne cdo shtet keshtu eshte.

Dhe keta njiheshin nga drejtuesit e larte komuniste?

Enver Hoxha njihte ata qe ju a dinte hapin. Ata qe nuk i njihte po te beheshin rrezik do t'i likuidonte. Do t'i likuidonte ne emer te se vertetes qe ata ishin rrezik ose ne emer te intriges qe ju thurej nga te tjere qe ata ishin rrezik.

Te gjitha keto eliminime qe Enver Hoxha bente, ndahen ne dy pjese; eliminimet e atyre qe quheshin kundershtare politike, klasat e permbysura qe ne nje fare menyre komunizmi u mori pushtetin dhe i ndeshkoi dhe eliminimet brenda kupoles drejtuese te Partise Komuniste....

Enver Hoxha ka bere reprezalje vetem per luften per pushtet. Luften e klasave e kemi zhvilluar vete, e ka zhvilluar shoqeria qe eshte e molepsur nga agjentura. Shqiperia ka kaluar nen vrojtim, 1 ne 3 veta do te ishte i sigurimit. Kete se ka bere Enver Hoxha dhe as e ka ditur ai.

Eshte e vertete kjo?

Po eshte e vertete, nje ne tre veta ishte bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit. Vellai i gruas te vellait tim, ishte nje nder ata. Dhe vellai im vdiq 40 vjec sepse ishte i pakenaqur me Ramiz Aline pas vdekjes se Enver Hoxhes. E deklaroi kete dhe per gjashte muaj vdiq. Nje histori e tille, e ngaterruar me shume intriga ndodhi edhe me time moter me vone e cila vdiq po rreth 40 vjec pikerisht kur do hapej publikisht. Te gjitha keto jane fakte qe mua me kane cuar ne rrugen e studimit se cfare ka ndodhur poshte tek njerezit e thjeshte, pale ata te implikuarit biografikisht. Sepse mua mi beri Nexhmija dhe Ramizi, dikujt tjeter ja ka bere kryetari i....

Ju e ndjenit kete dhune qe ushtrohej poshte?

Nuk e kam ndjere kurre kete dhune qe eshte ushtruar poshte, e kam ndjere vetem ne familjen e Enver Hoxhes, jam ngritur kunder saj, kam luftuar kunder saj. Duke mos e ditur, une kerkoj ndjese, pale pastaj qe po ta dija nuk e di se cfare do te ndodhte me mua se do te dilja kunder, por jo per lufte per pushtet. Ndaj nuk do te isha ketu, do te isha diku tjeter. Ne librin tim, logjika e sistemit eshte analizuar shume mire, po gjithashtu nuk mjaftonte vetem logjika e sistemit por duhej me teper se kaq qe Shqiperia te ishte ajo qe ishte dhe te jete ajo qe eshte. Eshte agjentura qe te ndante Shqiperine, gjysmen Beogradit dhe gjysmen Greqise. Fakte keto qe sot dalin, saje edhe studiuesve si Auron Tare, por edhe gjera qe diheshin. Persa i takon Enver Hoxhes, nuk te falte per pushtet. Por ama fali Sejfulla Malishoven, fali Kristo Frasherin, e te tjere si ata. Shume te persekutuar i kane femijet neper shkolla sepse i kane derguar leter Enver Hoxhes dhe Enver Hoxha i ka toleruar. Une vete, jam martuar me Sokol Hoxhen, pasi ime moter mori nipin e armikut te popullit qe ishte ne burg. Pra Enver Hoxha toleronte.

Por ka eliminuar persona, qe ne gjykimin tim nuk e kercenonin pushtetin e tij?

I jane paraqitur si te tille ne rruge institucionale.

Po marr Beqir Ballukun, Petrit Dumen...

Une personalisht kete ceshtje e filloj me Beqir Ballukun...

Sepse ne qofte se Mehmet Shehu perbente nje kercenim per familjen Hoxha, sipas Nexhmije Hoxhes, pjesa tjeter e tyre nuk kishte asnje lloj problemi?

Une e filloj me Beqir Ballukun sepse atehere kam qene deshmitare, sapo isha martuar. E kam diskutuar kete gje madje me Enver Hoxhen. Nuk e gjykoja dot sa fajtor ishte Beqir Balluku, por thosha se cfare keni me femijet edhe fisin. Pergjigjja ishte shume evazive po e pakontestueshme qe keto gjera keshtu jane, mos u fut. Une e besoj qe Beqir Balluku eshte likuiduar nga te tjere, nga Mehmet Shehu dhe pas kesaj atij do ti vinte radha sepse ai ishte me i forte se Ramiz Alia kur u lidh prej krushqise me Nexhmije Hoxhen.

Ne eliminimet e Enver Hoxhes disa ngjallin pikepyetje pavaresisht se kane qene njerez te angazhuar apo kundershtare te tij, eshte nipi i tij, apo kusheriri Abaz Omari, Bahri Omari, nje njeri qe e kishte ndihmuar shume madje ne momentin e pushkatimit ka marre edhe dhurata nga Nexhmije Hoxha, dhe me pas Syrja Selko, i cili po ashtu e kishte ndihmuar. Perse kane ndodhur keto eliminime? A i kishit degjuar ju ne familjen e Hoxhes keto eliminime?

Atehere jo. Keto i kam degjuar ne '90-en. Nuk i justifikoj, llahtarisem.

Pra nuk flitej per Bahri Omarin ne familje?

Jo, lihej te kuptohej nga vizitat qe benin te bijte, qe respektoheshin shume nga Enver Hoxha, edhe ata e respektonin shume, qe burri i Faries eshte ekzekutuar. Edhe bindja ime ishte qe eshte ekzekutuar sepse ishte armik, ishte ballist. Se nuk ishte ashtu, kete gje e mora vesh pas vitit 90 dhe e kam thene, diku, nderim per ata djem, te cilet te dyzuar midis te atit dhe Enverit arriten te kene nderim per Enverin. Une nuk do ta kisha bere dot kete gje.

Po per rastin e Syrja Selkos apo Abaz Omarit, nuk permendeshin fare?

Ata i kam degjuar nga ju, nga filmimet tuaja.

Ka mjaft komente qe lidhen me ate qe quhet trashegimia e Enver Hoxhes, qe ndahet ne dy pjese, ate qe duhet trashegimia kulturore, dokumentare dhe trashegimia pasurore. Ku gjenden shume prej dokumenteve origjinale te Enver Hoxhes, ditaret, shenimet e tij, kopje te te cileve ndodhen sot ne Arkivin e Shtetit te transferuara nga arkivi i tij personal ne fondin e Komitetit Qendror. Ku gjenden origjinalet?

Origjinalet i ka Nexhmije Hoxha dhe Teuta per pasoje. Jo kot e kam quajtur Nexhmija 2 Teuten, jo per ilaritet, por ato funksione kishte marre qe ne gjeneze, qe kur u martua me Ilir Hoxhen. U martua me intriga te llahtarshme, intriga qe asnje vajze 15-vjecare nuk do ti mbante ne kurriz.

Si mund te beje intriga nje 15-vjecare?

Epo ja qe ajo i ka bere. Ne qofte se duhet te verifikohet e verteta ime, duhet te ndalen tashme se vjen nje dite qe thuhen te gjitha. Edhe une nuk dua ti them te gjitha. Intriga te nenes se saj, nje kartomante, nje grua qe merrej me stregonerira, nje manipulatore. E kaluara e te emes se saj eshte shume e diskutueshme. Kjo grua, e lidhur me Nexhmije Hoxhen qe heret, cfare nuk kane bere qe e bija, vajza e saj te behej nusja e Ilir Hoxhes.

Po mund te jete e drejta e cdo nene qe ta martoje vajzen e saj me djalin e kreut te shtetit...

Po, por jo medoemos te bejne presion tek autoritetet mjeksore qe ata te pranojne qe eshte shtatzene kur nuk eshte. Njerezit jane gjalle dhe le ta kundershtojne. Le ta kundershtoje Nexhmija edhe mjeku. Keshtu jane keta njerez. Keshtu i kane nisur fillesat e tyre.

Si kane qene raportet tuaja me nusen tjeter te familjes Hoxha? Ka pasur xhelozi mes jush?

Ka pasur deri obsesion, ishte e njeanshme, sepse s'mund te ishte e dyanshme. Duhet ta njohesh ate dhe kush e njeh le ta vleresoje, le ta pelqeje. Si e kam njohur, si jam llahtarisur prej saj, sa ka ardhur ne shtepine e Enver Hoxhes, keto gjera nuk i perkasin fushes se xhelozise humane. Jane ceshtje pushteti qe i delegonte Nexhmija qe intuitivisht une e kam ndjere qe ne fillim. Une prej saj vetem jam ruajtur dhe kam thene qe nje gje kaq e trashe, kaq e pashkolluar eshte shume e rrezikshme sepse eshte ne gjendje qe te beje gjithcka e komanduar sic ishte.

Jeni e sigurt qe nuk eshte motivimi i nje problemi xhelozie mes jush?

Po, ne qofte se eshte motivim xhelozie, fakti qe ne vitin 1990, ka qene nderlidhese e Ramiz Alise dhe Nexhmije Hoxhes me Edi Ramen, Blendi Gonxhen dhe te ndjerin Ardian Klosi. Te cilet, i fuste ne kurth nepermjet menyrave femerore dhe i sulmonte me pas. Kjo ishte metode jo vetem e saj, por e diktuar dhe e njohur nga Ramizi dhe Nexhmija.

Ramiza Alia ne fund te fundit e coi ne burg Nexhmije Hoxhen ne mos gaboj ne 1991?

Ramiz Alia e coi ne burg Nexhmije Hoxhen sepse u thye paksa gjasme varianti i Katovices, qe nuk ishte Katovice e Gorbacovit por ishte e Ramiz Alise. Sepse Gorbacovi, nuk beri Katovicen qe ne rast nevoje ta kthente pushtetin me gjak dhe hekur, kurse Ramiz Alia e deklaroi qe pushteti jone eshte i sigurt dhe ne do ta kthejme pushtetin me gjak dhe me hekur. Keshtu qe ne burg e futi Nexhmijen vetem per kafe sic futi edhe te tjeret moralisht jo politikisht. Edhe kjo i doli nga dora sepse ishte presioni i brendshem sepse ishte Sali Berisha kryeminister. Sali Berisha, cilido te kete qene komunist i eger, apo ekstremist komunist, etj., ishte nen presionin nga poshte, nga e djathta e mirefillte.

Cfare ka ndodhur me trashegimine dokumentare te Enver Hoxhes? Besoni qe i ka Nexhmije Hoxha? Keni fakte apo analize?

Po po, i ka Nexhmije Hoxha. Ajo edhe per dokumentacionin tone personal, leterkembimin me Enver Hoxhen na ka dhene kopje, jo origjinalet. Origjinalin ia ka dhene Ilirit dhe Teutes (trashegimtareve te pushtetit). Kete e di, sepse ma tha vete, se nuk kisha si ta dija. Edhe Pranveres i ka dhene kopje, te gjitha te tjerat i ka mbajtur vete edhe leterkembimin tone, qe nuk jane te rendesishme, jane ditare, letra.

A rrezikon zonja Hoxha te zhduke, te shkaterroje ose te demtoje materiale komprometuese, qe mund te gjenden ne arkiv por qe kane vlere historike?

Per mua i ka zhdukur sepse ajo fshihet pas Enver Hoxhes, ben propagande eshte dogmatike, aspak patriote, eshte gjoja konservatore marksiste leniniste. Por nderkaq, ne kete forme ajo e degjeneron Enver Hoxhen, i cili qe shume me pak marksist-leninist se sa ishte nacionalist.

A ka pasur nje trashegimi financiare te Enver Hoxhes?

Nuk eshte e mundur te kete pasur. Mund te kete pasur trashegimi shteterore.

Ke quani ju shteterore?

Shteterore quaj fondin shteteror. Nje shtet ka fondin e vet, qe sot ndodhet atje ku i ka cuar i biri i Ramiz Alise, gjate vizites me te atin ne Amerike. Eshte ne liber, se si ata e kane transferuar fondin shteteror, thesarin e shtetit ne Amerike dhe e zoterojne per veten e tyre.

Fond i madh?

Nuk e di. Ne kete mes, Nexhije Hoxhen e kane nxjerre jashte. Nese kishte kodin me pare, se ka me tani. Po pa gje, nuk ka ngelur. E para paguhet nga UDB-ja dhe e dyta ka menyrat e saj, pjese tek DEKA.

Kjo eshte paksa mitologjike?

Mitologji, po qendron aq sa qendron parulla qe: Deka eshte e djemve te Enverit. Nuk do te qendroje ne qofte se deklarohet qe femijet e Enverit nuk kane pjese tek Deka. Ne qofte se jo, ata qe kane pjese tek Deka jane Nexhmija me femijet e tjere. Kjo nuk eshte mitologji, eshte fakt.

Deka ka pronare, dihet kush e ka...

Eshte ceshtje aksionesh, qe nuk mund te dihet asnjehere.

A ka pasur pasuri familja Hoxha ne fund te viteve '90?

Familja Hoxha, Enver Hoxha, nuk kishte si te kishte pasuri. Ai nuk e njihte lekun, nuk ka mbajtur ndonjehere leke ne duar apo ne xhepa. Ka qene nje kohe madje qe me ka thene, Liliana mblidhni leke se nuk i dihet jetes.

Kur jua ka thene kete?

Vitet e fundit te jetes.

Por nderkohe, sipas burimeve qe ne jemi ende duke i verifikuar, por nuk i konfirmojme deri me sot, ne familjen e Enver Hoxhes, disponoheshin mjaft bizhuteri, me vlere te madhe te konfiskuara ne vitet '44, '45, '46 nga ato qe quheshin klasa te permbysura, bejlere, pasanike te medhenj, biznesmene, qe nuk jane regjistruar ne pasurine shteterore. Nese del e vertete, mbetet per t'u verifikuar...

Perjashtoj faktin qe te jene te Enver Hoxhes. Nuk e perjashtoj faktin te jene te Nexhmijes dhe te vajzes dhe nuses, sepse edhe ua kam pare ne duar, unaza shume te vyera ne ate kohe, qe nuk i kishte njeri. Edhe vete Enver Hoxha i ka kritikuar duke u dhene shembullin tim me duar te pastolisura. Sot e kam edhe une nje, disa madje jo aq te vyera mundesuar prej femijeve te mi, se sot erdhi koha per te tere.

Po juve nuk ju ra ne sy?

Me binin ne sy dhe nuk e dija nga i kishin.

Dhe nuk i kishit pyetur kurre?

Nuk i pyesja sepse nuk kishim ate marredhenie, nuk flisnim midis nesh. Por dhe nuk do e gjeja kurre te verteten. Por me beri shume pershtypje sjellja e Nexhmijes tek Bugajski, kur thoshte: pse s'dija une qe te mbulohesha me ar, te vija gjerdane etj. Me ka bere pershtypje se per mentalitetin e gruas se Enver Hoxhes (ashtu sic duhej te ishte ajo), nuk mund te vlonte deshira, apo te ndjehej e pangopur per gjerdane e per unaza. Deshira per ti pasur ishte absurde. Ishte per te qeshur ta degjoje.

Pra ju nuk keni degjuar kurre per kete histori, per bizhu qe ishin ne pronesi...

Une i kam pare bizhute ne duart e gruas se Ilirit sidomos, edhe te Pranveres. Per vete kam pasur ndonje gje te vogel qe ma sillte Sokoli kur ikte jashte shtetit.

Cila eshte trashegimia financiare e Hoxhes, zero?

Jo e Enver Hoxhes, e Nexhmije Hoxhes. Se pari, Enver Hoxha ka vdekur, se dyti ai nuk ishte i interesuar per keto gjera. Por di dhuratat qe u kane ardhur nga kryetare shtetesh si Sihanuk, etj., qe jane objekte me vlere.

A ka qene realisht Nexhmije Hoxha e paperfillshme nga Enver Hoxha ne ate qe quhej drejtim i shtetit?

Deri ne vitin 1973 ajo ka qene nje grua intelektuale per hesap te saj dhe kaq. Me semundjen e Enver Hoxhes, teksa kontrollonte shendetin e tij, ajo u be gjithnje e me e fuqishme si transmetuese, fillimisht. Me vone nuk mund ta thuash se cfare bente nepermjet transmetimit. Une ketu kam sjelle, edhe eshte e vetmja fotografi qe une po sjell vete (sepse cdo foto tjeter eshte prej medias), eshte nje fotografi ku Nexhmije Hoxha flet ne telefon, ne kohen qe Enver Hoxha rri normalisht. Praktikisht ajo po transmeton orientimin me kete telefon.

Po mund te flase ne telefon, cfare problemi ka?

Ky telefon eshte i lidhur drejtpersedrejti me Komitetin Qendror.

Pse kishte nje telefon direkt te lidhur me Komitetin Qendror?

Po ishte i lidhur direkt. Telefoni per shtepine, familjen, ishte i brendshem. Pra nuk eshte duke folur me familjen. Nuk po flet as me punen e saj, se s'mund te flase ne prani te Enver Hoxhes ceshtjet e saj. Ne prani te Enver Hoxhes do te fliste vetem me urdhrin e tij. Eshte nje telefon special. Kjo fotografi verteton qe me izolimin e Enver Hoxhes, Nexhmije Hoxha te pakten behet transmetuese. Pastaj gjate transmetimit se si evoluon roli i saj ne filter per te sjelle informacionin ashtu sic e do.

Po ne fund te fundit, informacionin e bashkeshortit te saj percillte apo jo?

Informacioni vjen nga fushat e Shqiperise, eshte informacioni i Shqiperise. Informacioni eshte ai qe coi ne tufezimin. Tufezimin e ka bere Instituti i Studimeve Marksiste Leniniste ku kjo ishte drejtore. E ka bere Harilla Papajorgji sipas modelit sovjetik, e ka aprovuar kjo bashke me Ramiz Aline.

Kjo eshte nje pergjegjesi direkt e Enver Hoxhes. Vendimet per tufezimin jane marre prej tij, ai ishte drejtues i shtetit....

Ia kane ofruar si zgjidhje. Tufezimin ai nuk e njihte si ekzistence ne qofte se nuk i eshte prezantuar si zgjidhje te domosdoshme, se keshtu shkon mire ekonomia ne fshat, afrohet me standardin e qytetit, etj. Ai deri ne fund edhe para vdekjes ka thene qe, cfare kemi bere me tufezimin dhe a eshte e mundur qe te jetoje nje fshatar pa nje lope, pa nje pule, etj. Kjo foto, eshte vetem sinjal i problemit qe rreth Enver Hoxhes, filloi filtri ne vajtje dhe ne ardhje. Kjo eshte e verteta. Se si e gjykon cilido, nuk ka rendesi. Enver Hoxha dhe i izoluar e kuptoi izolimin e Shqiperise deri ne ate pike sa ne 1982, ai beri hapjen edhe ideologjike. Te leshohej ideologjikisht domethene ka leshuar gjithcka. Ne 1982, beri marreveshjen me Shtrausin, gje qe u pengua gjithcka nga Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia. U pengua nga ky telefon.

Po pse duhet ta pengonin?

U pengua qe te mbanin pushtetin nen urdhrin e UDB qe Shqiperia te mbetej e dobet si kafshate per tu kaperdire. Ndryshe nuk mund ta mbanin pushtetin. Po te hapej e zhvillohej Shqiperia, do te dilnin te rinj, udheheqje e re, progresiste me nivelin dhe inteligjencen sipas arsimimit brilant popullor. Sepse eshte Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia qe kane mbajtur ate byro aq mediokre, qe ta shtypnin.

Ne mes te viteve '80 para vdekjes se Enver Hoxhes, ju e dinit nivelin e Byrose Politike?

Une jam ketu tek ju dhe deshmoj, qe Enver Hoxha me ka bertitur per te treten here, nje here me tha normalisht, te dyten po ashtu, te treten me bertiti, se perse nuk me jep kandidatura per Komitetin Qendror te Rinise dhe me pas kerkonte per Komitetin Qendror te Partise. Kjo byro nuk i pergjigjet nivelit te vendit tone thoshte, nivelit te shkollimit.

Perse ishte perzgjedhur kjo Byro Politike? Pergjegjesia ne fund te fundit, ishte serish e tija...

Atij i vinin me liste ky dhe ky me keto karakteristika "brilante". E thashe, sic u bene vrasjet ashtu beheshin edhe zgjedhjet e anetareve te Byrose.

A flitej per vrasjet ne familjen tuaj?

Jo nuk flitej.

A kishit ju bindjen se keta kishin kercenuar pushtetin dhe ishin tradhtare?

Po ashtu besoja.

A kishit keqardhje per keto viktima?

Padyshim.

Po per femijet e tyre me te cilet ne nje fare menyre kishit pasur lidhje?

Une nuk kam pasur lidhje me asnje njeri. Por nuk mund ta pranoja, e nuk e gelltisja dot si mungese principi njerezor.

Qe ne ate kohe?

Padyshim. Fjala eshte per ne ate kohe, se sot te gjithe e thone. Sot i vjen keq edhe Nexhmije Hoxhes.

Nuk ka shprehur keqardhje as ne intervisten e fundit. Ne eliminimet a ka rol Nexhmije Hoxha?

Une them qe ka rol vetem Nexhmije Hoxha. Shiko, ju keni shkruar me stilin e Montefiores, por Enveri nuk ishte Stalin. Ishte stalinist, sepse Stalini e mbrojti per Kosoven. Enveri ne qofte se do ta njihte Stalinin sic njihet sot ai do te kishte korrigjuar shume gjera. Enver Hoxha ishte ndryshe. Nuk ishte Stalin. Nuk njihte orgji-dashuri-urrejtje dhe pastaj gjakderdhje. Ishte shume i kontrolluar, i matur, serioz dhe shume i ekuilibruar dhe me jeten e tij. Nuk po flas, qe e kam shoqeruar ne mbledhje, por ne shtepi. Gjithcka e ka bere Nexhmije Hoxha se bashku me Ramiz Aline.

Po si mund ta beje nje grua kete?

Ne emer te Enver Hoxhes. Eshte perdorur Enver Hoxha.

Po flisni gjithnje pas semundjes?

Po pas semundjes, qe ne 1972.

Po ne bisedat familjare, a insistonte per ta bindur?

Jo, jo. Ajo ishte inekzistente, nuk fliste, vetem degjonte. Une vete mund te kem folur, apo ngritur ndonje problem te vogel. Ai i thoshte: cohu dhe zgjidhe! Ajo ngrihej shkonte tek telefoni jo prane tij, ne dhomen tjeter. Nuk e zgjidhte dhe une nuk mund ti thosha Enverit qe Nexhmija nuk e zgjidhi problemin.

Keni biseduar ndonjehere me Enverin per Nexhmijen? Kishte xhelozi mes jush dhe zonjes Hoxha?

Xhelozi? Jo xhelozi jo. Une kam te drejten e te gjithe botes, por nuk arrij te urrej, nuk e njoh urrejtjen. Ndoshta do te ishte mire, sepse urrejtja eshte ndjenje shume e forte, e te con perpara ndonese jo moralisht. Por une kam frike nga Nexhmije Hoxha.

Frike?

Po frike per ate qe eshte. Edhe une nga frika e kam bere ate liber. Nga frika se Nexhmije Hoxha eshte ajo qe mund te beje gjithcka, bashke me Ramiz Aline. Ka bere gjithcka ne kete vend.

Po Ramiz Alia nuk jeton me...

Nuk jeton me, por disa muaj ka qe ka vdekur.

Cfare mund te beje Nexhmije Hoxha, nje grua 90-vjecare, e vetmuar?

Po flasim per xhelozite. Te ishte per karakterin tim per keto pyetje une do te ngrihesha e do te ikja. Por kam ardhur te sqaroj opinionin shqiptar, ndaj dhe te perballem. Ju po flisni per xhelozi, e une do flas per fillimet e mia, jo tani. Pikerisht se Nexhmije Hoxha nuk me ka dashur kurre, pikerisht se Nexhmije Hoxha me ka vrare vellane, me ka vrare motren, ka vrare gjithe shqiptaret, ata qe jane vrare e persekutuar vetem per pushtetin e saj, une ate grua e kam frike.

E keni ende frike?

Jo ate si person por dukurine. Ben Nexhmija e dyte ndonje pergjigje ne shtyp, qe nuk ka leke te bleje shtepi se eshte e varfer, po ato jane te pabesueshme. Kjo tregon qe fenomeni vazhdon. Sepse kane ato bizhuteri qe thate ju, qe une i kam pare me kohe. Ne vitet '90, Pranvera thoshte kam dollare, kurse une, femijet e mi dhe Sokoli nuk kishim te hanim. Po ta leme me kaq. Keshtu qe une nga ajo grua kam pasur frike qe diten qe e kam pare, qe diten qe shkova ne Komitetin Qendror ku e kam njohur per here te pare

Ku e keni njohur per here te pare?

Ne vitin 1972.

Perse vajtet ne Komitet Qendror?

Sepse une duhet te ndahesha nga Sokoli sepse thashe nuk dua, nuk me pelqen atmosfera ketu. Jo Sokoli, se ai me pelqente shume, por jetesa ne bllok, kisha shume paqartesi, nuk ndihesha mire. Nuk desha. Me kishte thene edhe im ate, qe djali i Enverit eshte i mrekullueshem, por une nuk mund te lejoj qe vajza ime te dale me te. Kaq me duhej.

Dhe ju shkuat te takonit Nexhmije Hoxhen?

Une e "lashe" ne fakt Sokolin dhe ai vajti me vrap ne familje dhe tha qe Liliana me la. Urgjentisht brenda javes ajo me kerkoi ne zyre per te legjitimuar njohjen zyrtare.

Dhe si ka qene takimi juaj i pare me te?

Kam zbritur e frikesuar. Kam vajtur ne shtepi e frikesuar, me e torturuar se me pare, ta le apo mos ta le Sokolin.

Perse?

Se ishte nje grua e tmerrshme, e frikshme. Ka qene gjate gjithe jetes sime e frikshme.

Ka qene vetem me ju apo dhe me te tjeret?

Une mendoj qe ka qene me cilindo qe ajo ndihej e kercenuar. Ne familje ka qene e kercenuar prej meje. Ajo nuk eshte e keqe me mua, ajo eshte grua e tmerrshme. Nuk ka grua te dyte si ajo.

Po ka qene shume e devotshme me Enver Hoxhen?

Absolutisht jo e devotshme. Ne dukje e devotshme. Ka qene e frikshme ne devotshmerine e saj sepse devotshmeria e saj ka qene kontroll nuk ka qene kujdes human.

Sot ju thate qe keni pare edhe filmin qe une bera, keni thene se keni lene pergjysme librin sepse jeni ndjere keq. Vazhdoni pas te gjithe kesaj, ta vleresoni ende Enver Hoxhen ju personalisht?

Une nuk e vleresoj Enver Hoxhen absolutisht ne rruge personale. Por ne kuptimin se si duhet ta vleresoje Enver Hoxhen nje qytetar. Por une e njoha Enver Hoxhen, dhe derisa e njoha nuk kam cfare te bej. Ne rastin e vrasjeve une Enver Hoxhen, e kthej permbys dhe nuk e justifikoj me gjithe legjislaturen qe ia lejonte ato.

Por vazhdoni ta admironi si person?

Po. Them qe dhe eshte punuar, qe te mos ndalemi tek arsimi, shendetesia, siguria, kjo e ajo se ato dihen. Ju keni kapur nje aspekt dhe ne kete aspekt keni punuar shume mire. Une ju uroj. Do te kete te tjera punime, ai njeri ka qene nacionalist. Perpos komunist, nacionalizmit ai i ka qendruar me se miri, sidomos ne fund. Ai tha te vendoset feja se e kerkoi Shtrausi, te behen leshime ideologjike, te behet cdo gje qe Shqiperia te hapet. Per Kosoven beri shume, gje qe Nexhmije Hoxha e shpreh ndryshe ne formen qe do. Do te thosha qe sot akoma Kosova vuan per vetevendosje dhe prandaj Albin Kurti i drejtohet qeverise tone te sotme qe te nderhyje ne OKB per ta ndihmuar, sepse akoma Kosova sot me fusnoten eshte perseri e pushtuar. Ashtu sic jemi edhe ne te paorientuar, te c'legjitimuar ne substancen tone kombetare prej dy partive kryesore. Hap kutite, mbyll kutite, shko ne parlament, mos shko ne parlament. Bej kete se e kerkojne Amerikanet, bej kete se kerkon Evropa, kur dhe Evropa dhe Amerika kane filluar te lodhen me ne dhe thone beni c'te doni vetem mos u zini. Keshtu qe ne brenda nesh, ngelemi te semure, shume keq. Kjo gje, mund te sherohet vetem prej vetes tone, sic po sherohet Turqia qe ka guximin te kerkoje te hyje ne Evrope me neo-otomanine, qe do te thote se nuk kane qellim ekspansiv, por qe kane qellim ngritje ndergjegjeje kombetare, krenari kombetare. Ne nuk kemi krenari sepse kete krenari na e kane shtypur agjenturat me protagonistet perkates qe permendem. Se kane shtypur emrin e Enverit, dhe e kane shtypur pikerisht per te shtypur ndergjegjen kombetare. Per mua Enver Hoxha eshte ndergjegjja kombetare.

Mbas shfaqjes se nje filmi mjaft interesant dhe me shume cmime "Albanian divorce style" qe flet per ate qe pesuan grate e bllokut komunist, qe ishin martuar ne Shqiperi, ruse, polake, etj., ju reaguat publikisht dhe kerkuar ndjese dhe shprehet keqardhjen tuaj. Si shpjegohet qe vetem ju, e pak te tjere shprehen keqardhje, dhe shume prej drejtuesve te tjere nuk shprehin keqardhje? Vete zonja Hoxha madje, ne interviste nuk shprehu asnje keqardhje ndaj viktimave, madje u shpreh se shume prej atyre qe jane denuar kane qene hajdute ordinere..

Jo tha edhe nje gje me te tmerrshme, se aty flet kot ajo. Puna eshte se duke kundershtuar gjoja te sotmen, duke aluduar kunder qeverise tha: kujt t'i kerkoj te falur, kete gje nuk po ma kerkon populli. Se pari, nuk ka ndjenjen e pergjegjesise, te vetevuajtjes, kurse ne raport me te tjeret nuk ka pasur dhe nuk ka absolutisht ndjeshmeri humane. Pastaj perpara konceptit popull eshte per t'u ndalur edhe per te ardhur keq. Kush na ka udhehequr qe atehere e deri me sot.

Nuk ka shprehur asnjehere keqardhje askush tjeter?

Nga familja po thoni... Sokoli eshte me mua.


Komento Artikullin
    Emri
    Kerkohet. Pak Karaktere. lejohen 20 karaktere.
    Email
    Kerkohet Email i gabuar
    Koment
    Kerkohet Lejohen 1000 karaktere
     

    NJOFTIM

    Gazeta "Koha Jonė" kėrkon tė punėsojė: Gazetar/e pėr sektorėt: Politikė, Kulturė.
    Gjithashtu gazeta "Koha Jonė" kėrkon tė punėsojė korrektor/e.

    Pėrvoja nė punė nė kėto sektorė, duhet tė jetė tė paktėn 3-vjeēare. Dėrgoni njė CV tuajėn nė email: redakskj@kohajone.com. Kėrkesat pranohen deri mė datė 20 Prill 2013.


    Flash news

    18:32 | NJOFTIM 14 PRILL 2013 Gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė: Gazetar/e pėr sektorėt: Politikė, Kulturė. Gjithashtu gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė korrektor/e. Pėrvoja nė punė nė kėto sektorė, duhet tė jetė tė paktėn 3-vjeēare. Dėrgoni njė CV tuajėn

    18:32 | NJOFTIM 14 PRILL 2013 Gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė: Gazetar/e pėr sektorėt: Politikė, Kulturė. Gjithashtu gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė korrektor/e. Pėrvoja nė punė nė kėto sektorė, duhet tė jetė tė paktėn 3-vjeēare. Dėrgoni njė CV tuajėn

    18:32 | NJOFTIM 14 PRILL 2013 Gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė: Gazetar/e pėr sektorėt: Politikė, Kulturė. Gjithashtu gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė korrektor/e. Pėrvoja nė punė nė kėto sektorė, duhet tė jetė tė paktėn 3-vjeēare. Dėrgoni njė CV tuajėn

    18:32 | NJOFTIM 14 PRILL 2013 Gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė: Gazetar/e pėr sektorėt: Politikė, Kulturė. Gjithashtu gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė korrektor/e. Pėrvoja nė punė nė kėto sektorė, duhet tė jetė tė paktėn 3-vjeēare. Dėrgoni njė CV tuajėn

    18:32 | NJOFTIM 14 PRILL 2013 Gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė: Gazetar/e pėr sektorėt: Politikė, Kulturė. Gjithashtu gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė korrektor/e. Pėrvoja nė punė nė kėto sektorė, duhet tė jetė tė paktėn 3-vjeēare. Dėrgoni njė CV tuajėn

    18:31 | NJOFTIM 14 PRILL 2013 Gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė: Gazetar/e pėr sektorėt: Politikė, Kulturė. Gjithashtu gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė korrektor/e. Pėrvoja nė punė nė kėto sektorė, duhet tė jetė tė paktėn 3-vjeēare. Dėrgoni njė CV tuajėn

    18:31 | NJOFTIM 14 PRILL 2013 Gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė: Gazetar/e pėr sektorėt: Politikė, Kulturė. Gjithashtu gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė korrektor/e. Pėrvoja nė punė nė kėto sektorė, duhet tė jetė tė paktėn 3-vjeēare. Dėrgoni njė CV tuajėn

    18:31 | NJOFTIM 14 PRILL 2013 Gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė: Gazetar/e pėr sektorėt: Politikė, Kulturė. Gjithashtu gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė korrektor/e. Pėrvoja nė punė nė kėto sektorė, duhet tė jetė tė paktėn 3-vjeēare. Dėrgoni njė CV tuajėn

    18:31 | Gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė: Gazetar/e pėr sektorėt: Politikė, Kulturė. Gjithashtu gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė korrektor/e. Pėrvoja nė punė nė kėto sektorė, duhet tė jetė tė paktėn 3-vjeēare. Dėrgoni njė CV tuajėn nė email: redakskj@ko

    22:41 | Njoftim nga Televizioni ABC NEWS Televizioni ABC NEWS shpall konkurs pėr gazetarė. Kandidatet duhet tė kenė mbaruar arsimin e lartė dhe tė kenė njohuri shumė tė mira tė gjuhės angleze. Tė interesuarit tė paraqiten nė redaksinė e TV ABC NEWS sė bashku me n

    22:50 | Lexoni mė 17 Tetor 2012 te “KJ” – PAS SHKODRĖS Edhe Korēa kundėr grevės sė urisė: Ėshtė politike

    22:42 | Lexoni mė 17 Tetor 2012 te “KJ” – KOHA TJETĖR, Genc Prelvukaj: Eliza Dushku, atdhetari gjysmake

    22:42 | Lexoni mė 17 Tetor 2012 te “KJ” – TRASHĖGIMIA, Dy vėllezėr vrasin babanė, zhduken duke marrė arratinė

    SONDAZH

    Kush eshte shkaktar per shtyrjen e procesit te integrimit?
    Mazhoranca
    Opozita
    Te dyja bashke


    Shiko rezultatet

    ANALIZA - OPINIONE

    Majtas ka hyre uje

    Nga Frrok CupiDje, gjithe bota mori vesh se te paret qe lane anijen e Te Majtes se “shekullit te kaluar” ishin te paret qe krijuan Europen e re e te lire: Franca, Gjermania dhe bashke me keto Anglia e Italia. Internacionalja e vjeter u shperbe. Ne Shqiperi lajmi tingellon akoma me afer, sepse me “Internacionalen ne goje” njerezit e ketij vendi u shtyne dhunshem drejt ferrit, drejt burgjeve, internimeve, aksioneve dhe...

    Idete e Rilindjes Kombetare dhe shkolla si themel i demokracise

    Nga Prof. Dr. Albert FrasheriShkolla dhe drita e Rilindjes Kombetare me kujtuan nje liber te vyer, Essč skeptike, shkruar nga Bertrand Russell e ne te cilin ai shkruan mbi shoqerite moderne, pa kursyer kritikat kah lindja e sovjeteve e as nga perendimi. Per pikepamjet e tij i hoqen katedren ne Trinity College dhe e shperblyen me 6 muaj burg. Ne 78 vjec e nderuan me cmimin Nobel ne letersi. Russell, nje anglez qe sistemi e refuzoi duke...

    PS, partia ne Tunel

    Nga Basir CollakuPS, ka mbetur ne tunel. Partia Socialiste, tashme ne nje konflikt te hapur e te perseritur me investimet e medha, si rruga Durres-Kukes, ajo e Elbasanit, pasi ka votuar gjithnje kunder te dy investimeve kombetare, ka mbetur ne tunel, kete here ate te Elbasanit, e aty po dremit ne konferenca shtypi, shoqeruar nga gumezhima e autobusit mavi, ku shoferi dhe pasagjeri e kane coraposur disi drejtimin. Por,...

    Koha Jone RSS

    Politike
    Aktualitet
    Opinion
    Ekonomi
    Rajon
    Reportazh
    Sociale
    Dosier
    Kulture
    Nderkombetare
    Sport

     


    15 vjet "Opinion", tė gjithė nė TV Klan


    Thaci: Kapitull i ri per Kosoven


    Mbi njė milion katalonas nė rrugė, kėrkojnė pavarėsi

    Politike

    Ekonomi

    Sociale

    Rajon

    Kulture

    Show Biz