Rama, dy marrėzi nė njė ditė
Nga Basir Collaku
Dy marrezi ne nje dite, jane shume edhe per nje gjeni me impakt global, jo me per nje njeri normal te nje vendi relativisht te vogel, por nje kombi te madh per nga cilesite si Shqiperia, per me teper drejtues te opozites, pretendent per te marre qeverisjen dikur, sado vone qofte. Jane marrezite e Edi Rames njera ne vazhdim e tjetra e re taze, krejt e paparashikuar dhe nje investim plot ligesi per imazhin e vendit tani dhe kunder biznesit te huaj, ne moment te rendesishem kur pritshmeria e shqiptareve kapercen lajthitjet e tij. Dy marrezite jane mosvotimi i lajmeruar i imunitetit te henen dhe letra drejtuar Kancelarit austriak ku rrefehej per manipulim te nje tenderi fituar nga biznesi austriak ne Tirane. Zoti na ruajt nga ky model politikani.
Le t'i marrim me radhe marrezite e zoterise, qe e ka kthyer fatkeqesisht, seline e partise ne nje prodhuese cudish, duke zhgenjyer shumicen e atyre politikaneve te gjendur aty, te cilet per hir te se vertetes, kane stof krejt tjeter, dallues nga kryetari i rastesishem, ketij koleksionisti te pashoq humbjesh.
Marrezia e pare, por edhe ne vazhdim, eshte qendrimi negativ, i prere per te mos votuar me 6 gusht draftin e miratuar per heqje dhe kufizim imuniteti. Ate qe ne fakt e ka marre miratimin po prej te tijve ne Komisionin Parlamentar, por dhe eshte kriteri qe na con te statusi vendit kandidat ne BE. Mazhoranca drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha ka ofruar kompromis, pasi ka plotesuar te gjitha kerkesat e opozites dhe drafti eshte formatuar duke marre miratimin e paleve ne komision. Ne nje fare menyre, 6 gushti eshte gjysmevotuar, sa kohe vullneti eshte shprehur pa rezerva per ate cka kerkojne me ngulm BE dhe SHBA, por nuk pranon Edi Rama dhe Partia Socialiste ta zyrtarizojne ne seancen parlamentare te programuar per te votuar te henen. Jo me larg se dje, komisioneri BE, Stefan Fyle, pasi ka pershendetur reformat, ne komunikimin me Kryeministrin Sali Berisha, ka kerkuar heqjen e imunitetit si garanci per dhenien e statusit.
Kreu qeverise, zoti Berisha, ka theksuar se "Mos'heqja e imunitetit deshmon se politikanet e ketij vendi nuk kane vullnetin per te luftuar korrupsionin, nuk po kerkohet asgje tjeter, por ajo e cila eshte nje norme ne vendet e zhvilluara. Zotin Rama prape e ftoj te leme menjane retorikat dhe t'i bejme nje sherbim te madh ketij vendi, cdo shqiptar mezi pret heqjen tone te imunitetit. Me 6 gusht kemi ne dore te rrezojme murin e imunitetit, murin e korrupsionit qe i ka zene deren procesit te integrimit te vendit". Ndersa "mister Tuitteri", zoti Rama, ka thene kembengules se: "E kemi miratuar dhe votuar ne Komisionin Parlamentar te ligjeve, draftin e perbashket per kufizimin e imunitetit, por nuk do ta votojme me 6 gusht, nuk votojme edhe ne gusht edhe ne shtator. 6 gushti nuk eshte asgje. Nuk duam..."
A thua ju harxhohen kartonet dhe duart ketyre burrave dhe grave te Partise Socialiste qe e paskan votimin vetem ne oren kur zgjohet nga gjumi kryetari qe i drejton ata nga selia e humbjeve? Me qarte se mosdeshire per t'i dhene vendit statusin e lajmeruar vetem me kete votim nuk ka. Ketu komenti eshte pa bereqet dhe i tepert, sepse veshtire te gjesh politikan ne planet t'i ngjaje zoterise me shembuj te perafert.
Heq rrobat, jo imunitetin
Nuk po i kthehemi gjate dhe ne detaje sevdave moskokecarese e te rremujshme te misionarit drejtues te Partise Socialiste, Edi Rama, por sjellja e tij ligedashese dhe shume larg pergjegjshmerise ne raport me shqiptaret, nuk te le ti harrosh kollaj. Duket se trashegimia e ketij kandidat-politikani prej dy dekadash, po sjell ne vemendje parimet e origjines te bllokut nga vjen e perfaqeson, ku thuhej perdite se, bar hame e parimet si shesim, e zgjatuar me faktin tjeter te ndodhur se rrobat heqim nudo neper plazhe perendimore, por... Por imunitetin, kete veshje perballe ligjit nuk e heqim, ndonese e kerkojne perendimoret per te miren e mbare shqiptareve. Jemi sot konkretisht ne kete rrafsh kohor te pragut te festes kombetare te 100-vjetorit, kur na eshte gjysmepremtuar se statusin e vendit kandidat per ne BE, do ta marrim, por te tregojme vullnet dhe te votojme ne Kuvend, heqjen dhe kufizimin e imunitetit per zyrtare e funksionare te larte. Por prape imuniteti mbetet pa hequr nga Rama, rrobat jo si ka problem.
Po me biznesin c'pati?
Marrezia e dyte e djeshme kete here e pashoqe ne reagim, eshte letra e derguar nga zoti Rama per kancelarin e Austrise, nje vendi shume mik dhe shume te rendesishem ne ate qe ka bere gjate ne vite per Shqiperine. Zoteria socialist, ne fakt veshtire te jete dhe i tille, i shkruan nje leter kancelarit te Austrise, Werner Favmann, ne lidhje me Lotarine Kombetare, duke e vene ne dijeni ate se ka denoncuar procesin e perzgjedhjes se kompanise qe fitoi tenderin, e cila eshte nje kompani austriake. Rama shkruan se "Arsyeja pse jua sjell kete fakt ne vemendjen tuaj eshte sepse fituesi i paracaktuar i ketij tenderi me sa duket eshte kompania austriake, Austrian Lotteries, Dua t'iu ve ne dijeni se kam denoncuar procesin per Lotarine, pasi ishte nje proces i manipuluar...Tenderi shqiptar nuk ka qene ne te njejtat standarde me ato austriaket". Duke e thelluar marrezine e tij, Rama kerkon qe qeveria austriake te ndikoje tek kompania qe ajo te terhiqet nga ajo qe ka fituar ne nje gare normale biznesi. Dyshimet e percjella ne leter jane per te mos besuar biznesit austriak, per ta akuzuar ate se eshte manipulues dhe ia ka dale te sillet jo si austriak, per t'i emeruar bizneset serioze austriake te denja te jene manipuluese, sipas Rames. Kjo hamendje eshte tregues se biznesi jo vetem vendas, por tani edhe i huaj, edhe ne opozite ka telashe me kete kandidat te perjetshem opozitar, lere me largqofte te jete ne pushtet, se cfare belaje e gjen. Kujtojme thirrjet se do hiqen koncesione, nuk do njihen privatizime, e te tjera ligjerata kercenuese per biznesin. Keto jane marrezi te thena publikisht dhe imazhi shqiptar ka jo pak kusure nga dallget e shumta te fatit ne dekada dhe shekuj tashme. Ndaj nuk i meriton dalldisjet e reja te ketij politikani kandidat, me mision rrenim gjithckaje ku perfitues jane shqiptaret. Mire NATON, nuk e deshi, pasi vjen si perfaqesi e Traktatit te vjeter te Varshaves, as Vizat nuk i deshi dhe nuk la lobing e rreng pa sajuar te mos ndodhnin. As statusin e vendit kandidat nuk e do, sepse ka hallin e magazines se tij politike, prej vitesh bosh pa asnje fitore, asnje produkt, e mendon se do marre vota ne Bruksel duke penguar suksesin e Tiranes qeverisese. Po me biznesin c'pate, c'te bene??. Edhe ky eshte socialist, demokrat, republikan, edhe biznesi i huaj nuk te ngjit?. Mund te besh marrezi brenda mureve te shtepise zoti Rama, e nga rrefenjat e dala publikisht kane qene te shumta. Por dy marrezi ne nje dite ne nje post publik te rendesishem, me kosto per vendin, jane teper per shqiptaret. Por prape, zoti Rama, Zoti (ai lart ne qiell) di te fale per ata qe nuk dine cfare bejne!
Komento Artikullin