Home Aktualitet 10 mijë euro ...

10 mijë euro për çdo shqiptar, sa mund të arrihet objektivi? Flasin ekspertët

2669
0

Kryeministri Edi Rama këto kohë ka treguar se e ardhmja për shqiptarët do të jetë e pasur, ku ka shpallur një tjetër ambicie, të ardhura për frymë në 10 mijë euro.

“I kemi rritur të ardhurat për frymë në 6400 euro për frymë në total, nga 3300, ne duhet patjetër ta kemi të fiksuar që pa e çuar të ardhurat për frymë në 10 mijë euro, nuk kemi bërë atë që duhet dhe duam t’i çojmë të ardhurat në 10 mijë euro”,-tha Rama.

Po sot, nisur nga zhvillimet brenda dhe jashtë vendit, sa i mundur është objektivi “10 mijë euro për çdo qytetar shqiptar”? “I mundur është, por varet me çfarë mjete ne do të përpiqemi për të shkuar atje. Nëse do t’i referohemi ritmeve të rritjes prej 2015-s mund të themi se është një mision i arritshëm në 3 apo 4 vite”,-tha Selim Blliku, studiues i çështjeve ekonomike.

Shqipëria është aktualisht vendi i parafundit në Ballkan për nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë. Mali i Zi kryeson me mbi 9 mijë e 400 dollarë për frymë, ndjekur nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina. Kosova është vendi me nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë me 5 mijë e 270 dollarë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit