Home Kosova 10 viktima në...

10 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19 në Kosovë, 173 raste të reja

34
0

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të dielën janë regjistruar 10 viktima me koronavirus. Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 173 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 5.798 mostrave.

Këto shifra nënkuptojnë se 2.9 për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë. Sipas autoriteteve 2.261 persona janë shëruar ndërkohë mbi 9 mijë persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 158.000 raste të infektimit. Prej tyre 2.899 persona kanë vdekur.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të dielën se në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 591 pacientë të infektuar me koronavirus, nga 598 që ishte një ditë më parë.

49 pacientë janë në kujdes intensiv ndërsa 458 pacientë janë në oksigjenoterapi. Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 439.723 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 727.283 persona kanë marrë dozën e parë.

Deri më 19 shtator në orën 15:00 është vaksinuar 24 për qind e popullsisë së përgjithshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit