14 Maji, deputetja zbulon kandidatin e PS-së në Durrës

Betejën në zgjedhjet lokale të 14 majit, Partia Socialiste në qarkun e Durrësit do ta vijojë me kryetaren aktuale. Deputetja e PS-së në Durrës, Klodiana Spahiu, tha në ”Euronews Albania”, se kandidat do të jetë kryetarja aktuale e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, e cila sipas saj ka filluar dhe fushatën duke mbajtur takime me qytetarët.

Kur do ta kemi kandidatin për Durrësin?

Unë e di që ne e kemi kandidatin për Durrësin. Ne e kemi filluar punën prej kohësh.

Kush është kandidati?

Kandidati është kryetarja aktuale e Bashkisë së Durrësit, zonja Emiriana Sako.

Është e konfirmuar?

Patjetër që është e konfirmuar! Për hir të së vërtetës ne na duket sikur kemi qenë tërë kohës në fushatë në zgjedhje pasi nuk kanë kaluar as 11 muaj nga fushata e kaluar e zgjedhjeve të marsit. Kështu që PS ka qenë e angazhuar jo vetëm për zgjedhjet e marsit, por gjatë gjithë kohës kemi qenë në kontakt me qytetarët. E vlerësoj shumë dhe kandidaturën, pasi krytarja gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë shumë aktive në takimet me qytetarët.

SHKARKO APP