Home KRYESORE 15-vjetori i ...

15-vjetori i Pavarësisë, Presidenti Biden letër urimi Osmanit: Mbështetje nga SHBA-ja për dialogun me Serbinë

164
0

Me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar një letër urimi homologes, Vjosa Osmani.

Në letër, presidenti Biden ka shprehur mbështetje e SHBA-së për integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike, si dhe për dialogun me Serbinë.

“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira për ju dhe popullin e Kosovës, gjersa shënoni 15 vjetorin e pavarësisë së vendit tuaj. Përgjatë viteve të fundit, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë forcuar institucionet demokratike për të ofruar në mënyrë të barabartë efektive qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe mundësi për qytetarët në të dy vendet tona”,-shkruhet në letër.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit