16-vjeçari plagos moshatarin e tij, kapet pas 2 orësh në arrati

Një sherr me thika është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Fier, ku një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Zogu i zi”. 16-vjeçari ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Arrestimi i tij është bërë pas 2 orësh kërkime, e ndërsa i plagosuri është dërguar në spital, ku po merr kujdesin e duhur mjekësor.

SHKARKO APP