Home Aktualitet 17% e vrasësv...

17% e vrasësve në Shqipëri, kanë qenë të dënuar më parë

30
0

17 përqind e vrasësve të dënuar në Shqipëri, kanë kryer më parë një krim. Çdo vit shkojnë në burg për krimin e vrasjes 20 shtetas të dënuar më parë për ndonjë krim tjetër. Më shumë se 27% e atyre që dënohen për pastrim parash, kanë qenë më parë të denuar për trafiqe të jashtëligjshme.

Shifra e atyre që kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash gjatë trafikut të drogës, dhe që kërkojnë t’i pastrojnë paratë e tyre vazhdon të mbetet në nivele të larta. Ata që nuk kanë mundur dot të bejnë para dhe që i rikthehen sërish trafikut të drogës në Shqipëri janë 17 %.

14 % e atyre që kryejnë krimin e shfrytëzimit të prostitucionit rikthehen sërish në burg. Më shumë se 6 % e të gjithë atyre që mashtrojnë, rikthehen në qeli për herë të dytë, ndërsa ndryshe ndodh me falsifikatorët, te cilet janë në nivele më të vogla, rreth 4 përqind.

Dhuna në familje mbetet ende e lartë dhe në rekorde më vete. 11 % e atyre që ushtrojnë dhunë në shtëpitë e tyre kanë qenë në burg të paktën një herë dhe 2 % janë dënuar po për të njëjtën vepër penale. Për veprën penale shkatërrim i pronës së tjetrit, 10 % e të dënuarëve kanë qenë të paktën një herë në burg.

Një ndër krimet që nuk është shqetësues për rendin publik, por që lidhet direkt me qytetarët, mbetet rekordi i krimeve kundër mjedisit, zakonisht në prerjen e pyjeve. Më shumë se 14 % e të dënuarve për këtë vepër penale janë arrestuar të paktën një herë nga policia për këtë arsye. /Vizion Plus/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit