Home ShendetI 2023 ”m...

2023 ”mbushi” spitalet, shqiptarët problem kryesor kanë zemrën

108
0

2023 ka shënuar sërish rritje të shtrimeve në spitalet e vendit tonë krahasuar me vitin 2022. Sipas të dhënave të raportit të Monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për vitin 2023, numri i pacientëve të trajtuar në shërbimet me shtretër rezulton 307 mijë e 800 pacientë, ose rreth 30 mijë më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Numri i shtrimeve të trajtuar me paketat e kardiokirurgjisë ishte 10,908, ose 17% më tepër se në vitin 2022. Mjekja kardiologe, Ëngjëllushe Hasani rendit arsyet e shtimit të pacientëve me probleme kardiovaskulare.

Problematike mbetet situata edhe sa i përket depistimeve për kancerin e gjirit dhe qafës së mitrës tek gratë. Për vitin 2023 u kryen 5% më pak ekzaminime për gjirin dhe 11 % më pak për qafën e mitrës. Sakaq numri i pacientëve të trajtuar me radioterapi për 2023 u rrit 7% në raport më 2022.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Shendeti

Më shumë nga Shendeti

Lajmet e Fundit

Te Fundit