Home KRYESORE Policia kap 2...

Policia kap 21-vjeçarin që ”fluturon” me 209 km/orë

33
0

As aksidenti tragjik që shuajti një familje nuk ndërgjegjëson të rinjtë që të ecin sipas rregullave të Kodit Rrugor. Edhe në 24 orët e fungit Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle, ku shpejtësia më e madhe e matur me radar është konstatuar në rrugën interurbane tuneli i Kërrabës-Elbasan. Sipas Policisë, automjeti i drejtuar nga 21-vjeçari R. B., nga Elbasani, u konstatua me 209 km/orë. Po ashtu janë pezulluar 20 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

”Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri”.

Pas ngjarjeve kriminale të ndodhura në vend, kreu i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj mblodhi zv/drejtorët e qarqeve ku i pranishëm ka qenë edhe drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu. Mbledhja u fokusua në analizën e direktivave të dhëna më herët, ndërsa zv/drejtorët raportuan për rezultatet. Takimi zgjati rreth 3 orë.

Analiza u përqëndrua në rezultatet e arritura, për porositë e dhëna më parë për lokalet që frekuentohen nga personat me precedent kriminal, informacionet dhe arrestimet e bëra për personat që lëvizin me armë pa leje, situatën e kanabisit në vend, operacionet, gjetjet, hetimet për zbardhjen e ngjarjeve kriminale dhe operacionet për evidentimin dhe reagimin ndaj ndërtimeve la leje. Disa prej emrave që përfliten ku do të ketë ”furtunë” lëvizjeesh, janë Vlora dhe Shkodra. Kjo për lëvizje në nivel drejtorësh qarqesh, megjithatë pritet ende një vendim nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Njoftimi i plotë

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë! Kontrollet intensive të kryera nga shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, duke përdorur radarë, dragera, dronë, kamera, aparate fotografike dhe automjete të paloguara, evidentohen dhe ndëshkohen mijëra shkelës të Kodit Rrugor.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë pezulluar 74 leje drejtimi dhe janë ndëshkuar me masë administrative 3037 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor, të cilat përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht:

• Janë pezulluar 54 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara. Shpejtësia më e madhe e matur me radar është konstatuar në rrugën interurbane tuneli i Kërrabës-Elbasan, ku automjeti i drejtuar nga 21 vjeçari R. B., nga Elbasani, u konstatua me 209 km/orë. Gjithashtu janë pezulluar 20 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;

• Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti dhe motomjeti pa leje drejtimi.

• Janë vendosur 503 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 402 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 745 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, 231 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 912 masa për parakalime të gabuara, 212 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve dhe 32 masa për shkelje të semaforit.

Policia Rrugore do vijojë kontrollet intensive të pandërprera duke përdorur të gjitha mjetet logjistike që ka në dispozicion, për të monitoruar sjelljen e të gjithë përdoruesve të rrugës në raport me normat e sjelljes, jo për të “frikësuar”, por për të edukuar dhe parandaluar aksidentet rrugore. Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit