Home Aktualitet 21-vjeçari go...

21-vjeçari godet me grusht punonjësin e OSHEE-së

18
0

Policia ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi ka dhunuar një punonjës të OSEE-së në Tiranë.

Sipas uniformave blu, mësohet se i riu ka goditur me grusht punonjësin e OSHEE-së i cili ishte në detyrë.

Ende nuk dihen arsyet e këtij veprimi që ka çuar në prangosjen e të riut.

”A. Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, ka goditur me grusht një punonjës të OSHEE-së, për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit