22 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete nga koronavirusi në Shqipëri. Nga 4078 testime të kryera, janë konfirmuar 22 raste të reja, ndërsa janë edhe 14 persona të shëruar. Aktualisht janë 280 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë.

Nisur nga konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, MSHMS apelon qytetarët të vaksinohen sa më parë, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.

Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4,078 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 22 qytetarë, në këto bashki: 4 raste në Elbasan, 3 raste në Tiranë, Kurbin, Kukës, 2 raste në Lezhë, Gjirokastër, Dimal, 1 rast në Kavajë, Vlorë, Fushë- Arrëz.

Aktualisht janë 280 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,139 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        22

Të shëruar në 24 orë     14

Të shtruar në spitale      9

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                4078

Testime totale             879,340

Raste pozitive             132,875

Raste të shëruara       130,139

Raste Aktive                       280

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              98

Elbasan            30

Kukës                29

Vlorë                26

Lezhë               26

Durrës              18

Shkodër           17

Fier                   14

Berat               13

Korçë                6

Gjirokastër        3

SHKARKO APP