24 vite nga masakra e Reçakut/ Shkodranët zhvillojnë homazhe në nderim të 45 viktimave

Dhjetëra qytetarë shkodranë kanë zhvilluar homazhe sonte në mbrëmje në kujtim të viktimave të masakrës së Reçakut në Kosovë.

Ata kanë ndezur qirinj në pedonale pranë bashkisë së qytetit për të kujtuar 45 qytetarët të cilët u vranë mizorisht nga serbët në vitin 1999 në fshatin Reçak në Kosovë.

Gjithashtu qytetarët shkodranë mbajtën edhe një minutë heshtje. Në fshatin Reçak forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë, më 15 janar të vitit 1999.

SHKARKO APP