2500 demokratë në Fier, votojnë sot për kryetarin e ri të PD-së

75 mijë anëtarë të PD-së kanë të drejtë vote për të zgjedhur kreun e ri të selisë blu dhe në garë janë katër kandidatë.

Në degën e PD për Fierin me të drejtë vote janë 2500 anëtarë që do të zgjedhin sot për kryetarin e ri që do të drejtojë Partinë Demokratike.

Procesi i votimit ka nisur që në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00. Në qarkun e Fierit do të jenë dy komisione të administrimit të Zgjedhjeve për shkak të numrit të lartë të anëtarësisë.

SHKARKO APP