3 fëmijët vr*në babain dhe e groposën! Djali shkrepi ar*ën, jo 19-vjeçarja! Në dijeni edhe nëna

Vrasja e 50-vjeçarit në Shënavlash të Durrësit është kryer nga e gjithë familja e tij. Pas Hygertës e cila fillimisht mori e para përsipër krimin e vrasjes dhe groposjes së babait të saj, policia e Durrësit ka arrestuar edhe djemtë e viktimës, dhe kanë treguar të vërtetën. Njëri prej tyre është Hysen Meta, i cili bëri edhe denoncimin në polici për zhdukjen e të atit.

Djali dhe vajza, Hysen dhe Hygerta Meta janë bashkëautorë. I arrestuar është dhe djali i tretë i viktimës, Amarildo Meta i cili i ka ndihmuar. Policia e Durrësit në një konferencë për shtyp, tha se në hetim është edhe gruaja e të ndjerit pasi ka qenë në dije të ngjarjes.

Por një detaj të rëndësishëm dha Policia e Durrësit gjatë konferencës për shtyp, që armën me 4 plumba që vrau 50-vjeçarin e ka shkepur një nga djemtë, dhe jo 19-vjeçarja Hygerta.

Mësohet se autor është 25-vjeçari Hysen Meta dhe se krimi i paramenduar ka ndodhur brenda një dhome të shtëpisë dhe më pas kanë transportuar trupin e pajetë të babait të tyre duke e varrosur pranë një kasolleje në oborr. Në polici, autorët kanë deklaruar se motivi i vrasjes kanë qenë debatet familjare që kanë pasur dhe nxitja e babait që vajza e tij të fejohej me një person kundër dëshirës së saj.

“Hasan Meta ka kallëzuar se babai I tij ka humbur kontaktet që prej 10 shkurtit. Me marrjen e këtij kallëzimi është gjetur mjeti që përdorte Pëllumb Meta në Shënavlash sektori 1. Në 22 shkurt nuk kishte më me zhdukje personi, por me vrasje në familje.

Në 22 shkurt nga veprimet u arrit që të gjendet trupi i viktimës që ishte i varrosur në ambientet e brendshme të viktimës dhe pas ekspertizës u konkludua se viktima është vrarë me armë zjarri.

Nga provat e sigurua nga veprimet hetimore u arrit që të gjenden provat dhe të arrestojnë Hysen Meta 24 vjeç, shtetasen H.M 19-vjeçe që kanë qenë bashkëautor në këtë krim të rëndë. Është arrestuar dhe djali tjetër i viktimës 22-vjeç që ka ndihmuar në vrasje, në hetim është edhe gruaja, pasi ka penguar zbardhjen e së vërtetës”.

SHKARKO APP