Home Aktualitet 3 vite në bur...

3 vite në burg, Rexhina del nga qelia. Shkaktoi aksidentin me 5 vi*tima

4453
0

Rexhina Çelhaka, është një prej grave që dolën të mërkurën nga burgu 325 në Tiranë, pasi përfituan nga Amnistia Penale. Ajo është autorja e një ngjarje me 5 humbje jete. E reja u prit nga i ati jashtë dyerve të burgut të grave pas afro dy vite e gjysmë, të cilit i është hedhur në krahë dhe ka shpërthyer në lot. “O shpirti im, o jetë, mbaroi”, dëgjohet t’i thotë i ati.

Ishte 26 gushti i vitit 2021, kur rrjedha e jetës së Rexhina Çelhakës dhe 5 personave të tjerë do të ndryshonte përgjithmonë. Ajo u përfshi në një aksident të rëndë automobilistik ku për pasojë 5 persona humbën jetën pasi mjeti përfundoi në humnerën e Qafë-Muzinës.

Çelhaka ishte duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, kur është përplasur me një furgon që drejtohej nga Bardh Prodo. Aksidenti ishte i rëndë, u desh ndërhyrja e ekipeve zjarrfikëse për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë nga mjeti që ishte shtypur poshtë humnerës së Qafë-Muzinës.

Rexhina Çelhaka mori lëndime, por asgjë serioze. Pas analizimit të të dhënave, Policia e nxorri fajtore të renë, ndërsa Gjykata e dënoi. Lirimi i saj tregon edhe njëherë tjetër sesi jepen vendimet e gjykatave në vend dhe sesa vlerësohen jetët e humbura.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit