Home Aktualitet 47 mijë të vd...

47 mijë të vdekur deri tani, por janë edhe mijëra vetë të zhdukur nën rrënoja

41
0

Tërmeti në zonën kufitare turko-siriane mori thuajse 47,000 jetë. Shpresat për të gjetur më shumë të mbijetuar po shuhen.

Ditët e fundit ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi nuk gjetën më të mbijetuar prandaj sipas Yunus Sezer,  shef i Agjencisë për Mbrojtjen Civile të Turqisë, ekipet e shpëtimit i kanë ndërprerë operacionet e tyre në thuajse të gjitha njëmbëdhjetë provincat e prekura të Turqisë. Yunus Sezer shtoi se ekipet e shpëtimit do të vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar vetëm në 40 ndërtesa në dy provinca, Hatay dhe Kahramanmaras, që gjenden në afërsi të epiqendrës së tërmetit.

Mijëra vetë ende të zhdukur

Mijëra vetë konsiderohen ende si të zhdukur pas tërmetit në Turqi dhe Siri. Por duke pasur parasysh temperaturat e ulëta dhe kalimin e kohës, shanset e tyre për të mbijetuar janë jashtëzakonisht të vogla.

Sipas zëvendëspresidentit turk, Fuat Oktay, tërmeti shkatërroi plotësisht ose pjesërisht të paktën 105.000 ndërtesa. Sipas ekspertëve shkaku i numrit jashtëzakonisht të lartë të viktimave në rajonin e tërmetit është mosrespektimi i standardeve të ndërtimit. Numri i vdekjeve të raportuara ka mbetur pothuajse i pandryshuar në krahasim me një ditë më parë. Agjencia turke e Mbrojtjes civile AFAD ka regjistruar 41,020 të vdekur. Kurse në Siri deri tani janë regjistruar rreth 5,900 vdekje të lidhura me tërmetin dhe të shënat përditësohen më rrallë.

Organizata “Mjekët pa Kufij” bën thirrje për ndihma për Sirinë

Organizata humanitare “Mjekët pa Kufij” bëri thirrje për një rritje “urgjente” masive të ndihmave për Sirinë. “Aktualisht ndihmat po rrjedh në mënyrë të papërfillshme,” tha Hakim Khaldi, kreu i filialit sirian të Mjekëve pa Kufij. “Ne i shpenzuam depozitat tona të urgjencës për tre ditë.” Sipas zëdhënësit të “Mjekëve pa Kufij” në Siri po mbërrijnë madje edhe më pak ndihma sesa para tërmetit.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, njoftoi se Gjermania do të rrisë ndihmën për viktimat e tërmetit në Siri me 22.2 milionë euro. Sipas gazetës “Bild am Sonntag” ndihma e Gjermanisë për të prekurit nga tërmeti në Siri është rritur në gati 50 milionë euro. Pas dhjetë vitesh luftë dhe tërmetit, njerëzve atje u mungojnë tani gjërat thelbësore për të mbijetuar, tha Baerbock për  “Bild am Sonntag”./DW/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit