Home ShowBiz 48 orët e fun...

48 orët e fundit pas daljes nga Big Brother? Françeska: Një shokim total, njerëzit në rrugë…

1055
0

E ftuar në emisionin ”Big Brother Radio” ka qenë Françeska Murati, ish-banorja e këtij e ”Big Brother Albania Vip 3”, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV. Ajo u skualifikua në gjysmëfinalen e këtij edicioni dhe në këtë intervistë ekskluzive ne tregoi më shumë rreth eksperiencës së saj.

Si kanë qenë për të këto 48 orët e fundit për të pas daljes nga BBV?

Françeska: Çmenduri. Nuk e di. Është ky perceptimi që ti do të shkosh në Big Brother dhe do të marrësh vëmendje, një lloj fame, por niveli i shikueshmërisë kur ti e përjeton me të vërtetë është tjetër nivel. Unë sot kam dalë në rrugë dhe ndërkohë që dola si një njeri normal e duke vazhduar jetën time, më dolën përpara 40 veta. Foto, më puthnin, më thonin je shumë e mirë. U shokova.

A ishte kjo diçka e pritëshme për të?

Për mua jo. Totalisht një shokim total.

Por përse mendonte kështu?

Po se di. Gjithmonë mendoja që kush më shikon mua. Unë jam rob i thjeshtë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit