Ende qetësia nuk është gjetur në SHBA. Autoritetet në të 50 shtetet amerikane janë në alarm për protesta të dhunshme që mund të ndodhin këtë fundjavë, pak ditë nga inaugurimi i presidentit të zgjedhur Joe Biden. Trupat e Gardës Kombëtare janë shtuar në Uashington DC, për të penguar çdo përsëritje të ngjarjeve të 6 janarit.
Ka qenë FBI-ja, ajo që ka paralajmëruar mbajtjen e protestave të armatosura nga mbështetësit e Trump, që besojnë ende deklaratat false të tij për manipulim të zgjedhjeve. Miçigan, Virxhinia, Uiskonsin, Pensilvania dhe Uashingtoni janë shtetet ku masat e sigurisë janë përforcuar më shumë, ndërsa në Teksas zyrat e Kongresit vendor u mbyllën deri më 20 janar.
Në qendër të Uashingtonit, oficerët arrestuan një person nga Virxhinia, që u përpoq të hynte në perimetrin e Capitol Hill me një pistoletë të mbushur dhe i pajisur me mbi 500 fishekë. Ndërkohë, ekpi i Biden ka hartuar një seri planesh për të zhbërë politikat e Trump. Pak orë pasi të ketë hyrë në Shtëpinë e Bardhë, Biden do të ndërmarrë një seri veprimesh ekzekutive për të shënuar një shkëputje të qartë nga politikat e administratës së paraardhësit të tij.
Discussion about this post