500 milionë dollarë gjobë për gjyqet, Trump detyrohet të shesë një nga dy avionët privat

Me më shumë se 500 milionë dollarë gjoba për shkak të gjyqeve të hapura ende ndaj tij, Donald Trump është detyruar të shesë një nga dy avionët privatë që zotëron.

Sipas të dhënave të FAA, ish-presidenti i SHBA transferoi pronësinë e Cessna Citation X të vitit 1997 më 13 maj. Ndërsa është e paqartë se për sa para e shiti avionin, kompania private e aviacionit evoJets vlerëson se një Citation X kushton rreth 8.5 deri në 10 milionë dollarë.

Ndërsa të dhënat e FAA nuk specifikojnë se kush është pronar tashmë i avionit, agjencia liston një kompani me bazë në Dallas të quajtur MM Fleet Holdings LLC si pronar.

Daily Beast e lidhi kompaninë me Mehrdad Moayedi, një iraniano-amerikan i pasurive të paluajtshme në Dallas. Të dhënat e FEC tregojnë se Moayedi dhuroi gati 250,000 dollarë për fushatën e e Trump në 2019 dhe 2020.

Gjithashtu ai ka dhuruar gjithashtu miliona për fushata të tjera, duke përfshirë fushatën e rizgjedhjes së Senatit të Ted Cruz dhe Komitetit Kombëtar Republikan.

SHKARKO APP