Home KRYESORE 500 milionë e...

500 milionë euro do të jetë kostoja e transferimit të Mbappe te Reali

605
0

Operacioni për nënshkrimin e Kylian Mbappe do t’i kushtonte Real Madridit 500 milionë euro, duke llogaritur gjithçka që do të paguajnë “Los Blancos” për francezin gjatë kontratës 5-vjeçare.

Francezi do të fitojë 14 milionë euro neto në sezon si pagë fikse, por kësaj shume duhet t’i shtojmë bonuset çdo sezon. Kjo është një nga çështjet që ende nuk është mbyllur në marrëveshjen parimore mes dy palëve.

Bonusi i nënshkrimit është një tjetër nga shumat e rëndësishme në këtë marrëveshje. Ka versione të ndryshme. Disa media spanjolle flasin për 30 milionë euro në sezon, ndërsa “El Chiringuito” nënvizon 40 milionë euro, ndonëse nuk ka specifikuar nëse janë për çdo sezon apo të gjitha njëherësh.

Sipas asaj që thanë në “El Chiringuito”, të ardhurat nga të drejtat e imazhit do të shkojnë 80% për Mbappe dhe 20% për Real Madridin. Mësohet se 100% e të drejtave të imazhit të kontratave të nënshkruara nga 24-vjeçari para se të mbërrijë te Real Madridi do të vijojnë t’i kalojnë vetë futbollistit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit