6 ngarkesa me kokainë, por s’ka prova për grup kriminal! SPAK shpall moskompetencë për “Alba exotic”

SPAK-u ka shpallur mos kompetencë për dosjen e kokainës së kompanisë “Alba exotic Fruits”, duke e deleguar atë në Prokurorinë e Durrësit. Kompanisë i janë kapur 6 herë drogë në Portin e Durrësit.

Në fund të korrikut Prokuroria e Posaçme ka marrë vendimin për t’ia kaluar Prokurorisë së Rrethit Durrës çështjes në ngarkim të Eduart Dautit dhe Bajron Gumenit, vëllait të tij. Sekuestro e kompanisë e konfirmuar nga Gjykata e Lartë, mbetet në fuqi Prokuroria e Durrësit ka regjistruar si çështje dhe në shtator do të nisë shqyrtimin e saj.

SPAK-u ka shpallur moskopetencë për këtë çështje për arsye, sepse sipas Prokurorisë së Posaçme nuk ka prova për grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit kriminal. Tashmë i takon prokurorisë së Durrësit që të provojë akuzën për trafik ndërkombëtar kokaine.

SHKARKO APP