Home Aktualitet 7 taksa për ç...

7 taksa për çdo litër karburant, Shqipëria rekord kahasuar me vendet e tjera në botë

56
0

Çmimi i lartë i naftës në vend, ku janë 7 taksa të përfshira, por disa nuk paguhen në asnjë vend tjetër. Një pjesë e këtyre taksave shkojnë në arkën e shtetit dhe dy prej tyre për kompanitë koncensionare. Në çdo litër naftë që shitet në treg, qeveria shqiptare mbledh 37 lekë akcizë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe 7 deri në 10 lekë taksë rilicensimi.

Këtyre katër taksave që shkojnë në buxhet u shtohen dy taksa të tjera që paguhen për koncesionarët privatë. Ato janë taksa e markimit 1 lekë për litër dhe skanimi1.4 lekë për litër.

Pas këtyre 6 taksave paguhet edhe tatimi mbivlerën e shtuar (TVSH), i cili është 20 për qind e çmimit final, ose rreth 30 lekë për litër. Kjo e çon barrën totale të taksave në një litër naftë 109.4 lekë për litër. Taksa të tilla si ajo e skanimit apo markimit nuk ekzistojnë në asnjë vend tjetër të Europës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit