70-vjeçari në Laknas ekz*kuton me armë fqinjin, kurse në Kavajë nxjerrin so*patën

Prona private vijon që të shkakojë debate që çojnë deri në vrasje. Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Laknas të Tiranës. 70-vjeçari Maliq Marku ka ekzekutuar me armë zjarri fqinjin e tij, Shefqet Hasën dhe ka lënë të plagosur Besim Keçën.

Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit. Mësohet se tre personat janë fqinj me njëri-tjetrin, dhe dyshohet se shkak për konfliktin mund të jetë bërë një konflikt pronësie. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kurse një sherr në Kavajë në një lokal, mund të ishte kthyer në një tragjedi. Një 52-vjeçar ka tentuar të vrasë një 33-vjeçar në një lokal në lagjen nr.4, duke e goditur me sopatë në kokë. Pas ngjarjes autori i dyshuar, 52-vjeçari Artur Petja është arrestuar nga policia. Dyshohet se ai e goditi të riun me sëpatë pas një konflikti për motive të dobta. Nga ana tjetër, mësohet se 33-vjeçari pasi ka marrë mjekim në spitalin e Durrësit, është dërguar tek Trauma për mjekim të specializuar.

SHKARKO APP