80% e mësuesve me një vaksinë anti-covid

Nesër dyert e institucioneve të arsimit parauniversitar, shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme hapin dyert për të pritur nxënësit për një vit të ri shkollor. Mbi 80% e stafit mësimor kanë bërë një doze dhe mbi 60% kanë bërë dy doza.

“Për punonjësit e institucioneve arsimore që nuk paraqesin certifikaten e vaksininit, do të kryehet paraqitja çdo javë e testit PCR, të kryer sipas procedures per kryerjen e testeve per efekte administrative, për të verifikuar që nuk janë mbartës të infeksionit Sars-Cov-2, duke filluar nga data 27.09.2021″.

20% i personelit të pavaksinuar në rast të mosparaqitjes së testit PCR çdo jave, rrjedhimisht janë të shkarkuar nga puna. Kush do t’i mësojë nxënësit nëse nga radhët e mësuesve të pavaksinuar do të ketë mungesa?

SHKARKO APP