Këndoi në dasmë me Eleni Foureiran, këngëtari humb jetën tragjikisht

Një repist i njohur në Greqi ka humbur jetën në një aksident tragjik. Këngëtari Piter Anastasopoulos, i njohur me emrin e artit “Mad Clip”, humbi kontrollin e makinës së tij Porsche dhe u përplas me një shtyllë e më pas me një pemë.

34-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, por për shkak të plagëve të shumta nuk mundi të mbijetonte.

Këngëtari po kthehej nga dasma e një miku të tij, ku kishte qenë së bashku me këngëtaren me origjinë shqiptare Eleni Foureira. Ai dhe Foureira kishin kënduar se bashku në dasmë.

Mediat greke kanë publikuar edhe një fragment të shkëputur të dy këngëtare duke kënduar në dasmë.

SHKARKO APP