Shkon në tre numri i sulmuesve të vrarë në Banjskë të Zveçanit

Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e tre sulmuesve në Banjskë të Zveçanit dhe arrestimin e një sulmuesi.

Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se i ka arrestuar katër persona tjerë të dyshuar, të cilat janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.

Në orët e para të së dielës, si pasojë e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, është vrarë një zyrtar i këtij institucioni dhe dy të tjerë janë plagosur. Më vonë edhe një zyrtar tjetër policor ka pësuar lëndime të lehta.

SHKARKO APP