Aeroporti i Hamburgut nën alarm për bombë në një avion

Placeholder Image

Bota nuk ndjen më qetësi nga terrorizmi. Pas sulmit gjakatar në Izrael, paniku ka shkuar në Gjermani.

Një alarm për një sulm të mundshëm terrorist ka shkaktuar panik në aeroportin e Hamburgut në Gjermani.

Aeroporti i Hamburgut pezulloi përkohësisht të gjitha fluturimet në hyrje dhe dalj  sot ne bazë të kërkesës nga policia federale.

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, një zëdhënës i aeroportit tha se aeroporti kishte marrë një kërcënim për të sulmuar një aeroplan me origjinë nga Teherani.

Në aeroplan, i cili u ul në aeroportin gjerman rreth orës 12:20, në bord ndodheshin 198 pasagjerë dhe 16 anëtarë të ekuipazhit. Mësohet se pasagjerët janë dërguar në një portë të veçantë.

SHKARKO APP