Rama: Brenda vjeshtës, Xhamia e Plumbit do të jetë gati për besimtarët dhe vizitorët

Brenda vitit, Xhamia e Plumbit në Shkodër do të jetë gati për besimtarët dhe vizitorët. Lajmin e ka njoftuar kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ku thotë se punimet përfundojnë në vjeshtë.

Teksa ka ndarë disa foto nga punimet, Rama shkruan: “Brenda vjeshtës së këtij viti, Xhamia e Plumbit do të jetë gati për besimtaret dhe vizitorët. Punimet po ecin me ritme të shpejta për ta kthyer aty ku i takon këtë objekt kulti të veçantë, të cilësuar si një ndër 50 monumentet më të bukura të botës.”

SHKARKO APP