Lara Colturi shkruan historinë, për herë të parë në podiumin e një gare Botërori

Lara Colturi ka arritur të renditet e dyta në Slalomin e Gyrgl të Austrisë, duke zhvilluar një nga garat me emocionuese të sezonit deri tani ku 18-vjeçarja kuq e zi ka hyrë për herë të parë në Podium duke u renditur e dyta pas Mikaela Shiffrin.

Skiatoren Colturi e uroi edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili e quajti një super lajm.

“Super lajm! Skiatorja e KS Tirana, Lara Colturi, renditet e 2-ta në Kampionatin Botëror të Skive. Për herë të parë, flamuri shqiptar do të ngrihet në podiumin e një kampionati botëror skish”, shkruan Veliaj.

SHKARKO APP