Italiano-shqiptare, Lara Colturi e dyta në Kampionatin Botëror të Skive, reagon Rama: Rezultat historik!
Skiatorja e Shqipërisë, në Kampionatin Botëror të Skive, Lara Colturi u rendit në vendin e dytë në Kampionatin Botëror të Skive. Lidhur me këtë rezultat ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili në një postim në rrjetet sociale shprehet se ky është një rezultat historik.
“Skiatorja Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Skive, ka arritur një rezultat historik, duke u renditur e 2-ta në këtë garë të rëndësishme sportive, dhe duke e ngritur për herë të parë flamurin shqiptar në podiumin e një kampionati botëror skish”, shkruan Rama.
Ndërkohë ka reaguar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj:”Super lajm! Skiatorja e KS Tirana, Lara Colturi, renditet e 2-ta në Kampionatin Botëror të Skive.
Për herë të parë, flamuri shqiptar 🇦🇱 do të ngrihet në podiumin e një kampionati botëror skish!”.