Çmimi i kafesë arrin nivele të larta historike

Çmimet e kafesë kanë arritur nivele të larta historike në tregjet globale ndërsa mallrat e tjerë kanë shënuar luhatje të përnjëhershme pas fitores së presidentit të sapozgjedhur Donald Trump në zgjedhjet e këtij muaji në SHBA që kafeja është dalluar me një rekord prej 3,2615 dollarë për paund në Bursën Ndërkontinentale. Çmimi i kafesë për paund është rritur me mbi 70 për qind që nga fillimi i këtij viti. Shqetësimet nga vazhdimi i kushteve të motit të thatë në Brazil, të cilat kanë ndikuar negativisht në rendimentet e kafesë si dhe mundësitë e ngricave në vend, kanë shkaktuar gjithashtu rritjen e çmimeve të kafesë. Sulmet e grupit jemenas Huthi në Detin e Kuq kanë kontribuuar gjithashtu në rritjen e çmimeve, pasi ato kanë ngadalësuar dërgesat nga Azia në Evropë.

SHKARKO APP