Pas 59 viteve, namazi falet në rrënojat e Xhamisë së Kabashit, myslimanët dhe katolikët festojnë bashkë në fshatin e Pukës
59 vite pas shkatërrimit të objekteve të kultit nga regjimi komunist, besimtarët myslimanë në Pukë e falën namazin e Kurban Bajramit në rrënojat e xhamisë së fshatit Kabash, një formë e veçantë për rikthimin te tradita.
Teksa u lut për paqe e begati Myftiu i Pukës, Gëzim Kopani tha se ky organizim është një nxitje për të rikthyer banorët e larguar ndër vite.
Bashkë me besimtarët myslimanë, kremtimeve të Kurban Bajramit iu bashkuan edhe besimtarë katolikë të zonës, duke përcjellë mesazhe vëllazërie dhe harmonie mes komuniteteve.
Në Kabash të Pukës, Kurban Bajrami, festa që në thelb bart solidaritetin dhe bashkëjetesën me tjetrin mori kuptimin e vërtetë të simbolikës mijëravjeçare.
KOHA JONË SONDAZH

