A don të vjedhësh pula? Por e pëson si një burrë në Kuçovë, tashmë ndodhet në spital në gjëndje të rëndë

Një 52-vjeçar, në Kuçovë, ka hyrë në ambientet e banesës së një qytetari duke tentuar të vjedhë disa pula, por ka marrë dajak dhe dru të fortë trupit dhe kokës nga i zoti i shtëpisë dhe djali i tij.

Ngjarja ndodhi në lagjen “11 janari” pak pas mesnate, pranë varrezave të qytetit. Mësohet se shtetasi L. Brisku është kapur mat nga i zoti i shtëpisë me një thes me pula që i kishte vjedhur në kotec, ndërsa më pas ka ndërhyrë djali i këtij të fundit, 20-vjeçari me inicialet B. Sh., i cili ka nisur ta dhunojë.

Pasi iu dha ndihma e parë në Kuçovë ai u transportua drejt spitalit të Beratit dhe më pas në spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë të specializuar, pasi gjendja e tij ishte kritike.

SHKARKO APP