Home Editorial A ka ardhur k...

A ka ardhur koha për një grua kryeministre e Shqipërisë?

66
0

(Ky editorial shikohet më i plotë si video)

A ka ardhur koha për një grua kryeministre e Shqipërisë?

 Nga Jonida Halili-

Në historinë e Shqipërisë, qëkur u krijua shteti shqiptar, nuk ka patur asnjëherë një grua kryeministre apo presidente të shtetit shqiptar.

E shumta, ka shkuar deri te kryetare e parlamentit, por jo më lart. Dhe jo se nuk ka patur emra politikanesh apo zonjash me personalitet, porse vazhdon mendësia mashkullore se “gratë nuk janë për poste të larta”.

Në fakt Edi Rama ka rritur numrin e femrave në poste qeveritare, por prapë nuk e ka hapur udhën për më tej se sa ministre apo deri zv/kryeministre. Bile edhe bashkia e kryeqytetit njeh vetëm burra si drejtues.

Femra nga natyra është me korrekte me ligjin dhe zbatimin e tij.

Sot Italia drejtohet nga Meloni, një grua karizmatike. Britania e Madhe ka patur Margaret Theçer apo Gjermania, Angela Merkel.

Dhe sipas të dhënave sa herë kanë drejtuar gratë një qeveri përherë ka patur zhvillim dhe me pak korrupsion në administratën e lartë.

Margaret Theçer, e cila drejtoi Britaninë e Madhe nga viti 1979 deri në vitin 1990 apo Angjela Merkel nga 22 janari i vitit 2005 deri në vitin 2021 e që të dyja treguan se kur drejton një femër qeverinë dhe shtetin ka rritje ekonomike dhe drejtësi.

Në Shqipëri jo vetëm që nuk iu besojnë grave detyrën e kryeministrit apo presidentit të Republikës, por as partitë kryesore nuk kanë patur shansin të drejtojnë ndonjëherë.

Me sa duket kjo situatë do të vazhdojë të jetë në fuqi edhe për vite të tjera. E shumta burrat vendimmarrës apo që kanë fuqi politike iu japin grave shqiptare poste që fillojnë me fjalën “zëvëndës”!

Kur të vijë dita që të ketë Shqipëria një grua kryeministre mund të themi se po hapen dyert e Europës për shkak të sundimit të ligjit në Tiranën zyrtare.

Ne kemi burra shtetar që nuk mendojnë ta lëshojnë postin edhe për disa vite ndaj gratë akoma do të mbajnë fjalën ”zëvëndës” para detyrës zyrtare.

Kjo është Shqipëria e ndaj ka mbetur vendi të “lufta e shpatave” mes burrave politikë që e kanë dominuar vendin që kur u krijua shteti shqiptar.

Ne jemi komb që nxjerrim një Nënë Terezë, si simbol i urtësisë dhe dashurisë njerëzore, por akoma nuk nxjerrim dot një “Margaret Theçer” apo “Angela Merkel”.

Shqipëria e kërkon një grua si kryeministër!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit