Home Aktualitet Abuzimet me t...

Abuzimet me të miturat dhe vrasjet e grave, sociolgu Tushi: Është squllur shteti, jemi një spital psikiatrik

23
0

Vrasjet e grave dhe abuzimet seksuale me vajzat e mitura, janë lajme të kronikës që raportohen pothuajse çdo ditë.

Sociologu Gëzim Tushi, komenton gjendjen e kriminalitetit në vendin tonë, dhe thotë se nga krimet e shpeshta që ndodhi në famiilje, jemi shndërruar në një spital psikiatrik.

”Gjykoj se tanimë, kur themi se krimi është patologji nuk është më metaforë mjekësore. Ky nivel i kriminalitetit, jo vetëm që ul vlerën e shoqërisë, janë spunto që nxit tek të rinjtë idenë se ky vend nuk bëhet. Se organet e parandalimit, si familja, shkolla, që të humanizojnë këtë bishë njerëzore, djali vret babanë, prindërit vrasin njëri-tjetrin është një gjendje që duket sikur jetojmë në një spital psikiatrik. Nevojat për të ndërhyrë kërkon jo llafe, por strategji kombëtare. Duhet rregullimi i familjes pastaj edhe i organeve të tjera, shkollës, drejtësisë. Është squllur shteti”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit