Abuzoi me 26-vjeçaren, shoku i vajzës i kërkoi para që të mos denonconte

Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë, pasi janë përfshirë në një ngjarje të rëndë.

Mësohet se një 26-vjeçar Elson B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 25-vjeçare dhe është arrestuar nga forcat e Komisariatit Nr.1.

Në pranga ka rënë edhe Genti D. 37 vjeç, shok i vajzës 25-vjeçare. Sipas policisë, ai ishte në dijeni të abuzimit seksual dhe i kërkuar Elson B. një shumë parash në mënyrë që vajza të mos denonconte ngjarjen në polici.

Pas zbulimit të rastit, janë arrestuar që të dy.

SHKARKO APP