Home POLITIKE Adriatik Lapa...

Adriatik Lapaj: Kjo trahana nuk përtypet më. Shqipëria në vakum të tmerrshëm politik

3
0

Adriatik Lapaj, drejtues i ”Shqipëria Bëhet” ka sqaruar edhe raportin me ndërkombëtarët. ”Me George Soros nuk kam pasur asnjë marrëdhënie si individ, as marrëdhënie ekonomike. 0 ndikim, 0 financim! Po gjetën në emër të Adriatik Lapajt një projekt, s’kam marrë, kam ndjek punën time. Marrëdhënia ime me përfaqësinë amerikane këtu ka qenë shumë korrekte”.

Nga ana tjetër, Lapaj shprehet i bindur se lëvizja e tij do të sjellë ndryshim dhe njoftoi se protesta e parë nis pasnesër në Mirditë e më tej në shumë qytete të tjera.

”Unë jam i bindur për këtë rrugë, sot Shqipëria është në një vakum të tmerrshëm përfaqësimi politik, ne sot nuk përfaqësohemi si shoqëri dhe këtë nuk e përtypim dot. Do t’i shikoni të gjitha, sepse kjo trahana nuk përtypet më! Më datë 23 takimi i parë në 19:00 në Mirditë dhe në 30 Shtator në Pogradec, pastaj në Fireze e më pas me radhë. Tirana është qytet i madh, ka 11 qytete brenda tij dhe sigurisht do jetë qëllimi ynë kryesor. Unë di që fluksi i njerëzve që na kontaktojnë është shumë i madh. Është çështje e shoqërisë, ne po bëjmë tonën”,-tha Lapaj në ”Tv Klan”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit