Home Aktualitet Adriatik Llal...

Adriatik Llalla flet për çantën me dokumentet e tij sekrete. Nuk dihet kë kërcënon: Metën, Ramën, Berishën, Veliajn apo Bashën!

4990
0

Adriatik Llalla flet shkurt nga emigracioni. Ai sqaron edhe për çantën që ka më vete.

Ajo (çanta) mbart materialet sekrete që ai vetë e ka pohuar se i disponon. Në çantë kam disa materiale që i kam grumbulluar gjatë punes time dhe të cilat nuk mund t’ja besoj askujt,” është shprehur Adriatik Llalla.

Me pas pyetur nëse ka materiale komprementuese për Kryeministrin Rama, Presidentin Meta, ish-kryeministrin Berisha, kryebashkiakun Erion Veliaj, kryetarin e PD-së, Lulzim Basha apo edhe të tjerë të rëndësishëm ai la për të kuptuar se “kjo nuk është si çanta e baba Takut”, duke paralajmëruar se është bombë për korrupsionin e disa emrave të përmendur.

Nuk dihet se kur fillojnë e dalin këto dokumenta komprementues nga Adriatik Llalla, por ai të kuptohet se një kryebashkiak dhe një shef qeverie i dikurshëm shkojnë direkt në burg, nëse SPAK nuk bën kompromis me këtë çantë.

Adriatik Llalla ka qenë disa vite kryeprokuror Republike dhe natyrisht që ka kaluar dosjet e politikanëve kryesorë, që nuk është çudi ti ketë fotokopjuar apo marrë me vete edhe për të ruajtur veten nga këto sulme. Ai nuk ia ka besuar as avokatit të tij, që realisht mbetet një prej avokatëve më të mirë shqiptarë.

Burime shumë të rëndësishme tregojnë se një dosje do jetë shkatërruese për një politikan në PS që kërkon ngjitjen lart në kupolën e selisë socialiste, sikurse ai nuk pohoi por as nuk mohoi se bisedën me ish-ambasadorin amerikan Donald Lu e ka regjistruar dhe mund të bëhet publike në një portal të rëndësishëm te një media të pavarur tradicionale. Po ashtu edhe dosja për një kryebashkiak…

Pas sherrit në PD pritet të dalë dosja që do ndezë fitilin në PS, se si intrigonin kundër njeri tjetrit për tu bërë kryeministër iks person në bashkëpunim me LSI, ky grupi në PS, që tani nuk bëzan për momentin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit