Home Aktualitet Afganët për m...

Afganët për median ”Liberation”: Ndihemi shumë mirë në Shqipëri, nuk na çuan në kampe si në Gjermani

211
0

Në një kohë që Europa nuk u hapi dyert, një vend i vogël në Ballkan do të bëhet strehë për më shumë se 1 vit për afganët që po lënë atdheun për shkak të talebanëve. Media e mirënjohur franceze, ”Liberation”, në një artikull të publikuar së fundmi, ka shkruar se Shqipëria do të hapë dyert për rreth 4000 qytetarë afganë.

Afganët e mbërritur në Shqipëri kanë shijuar mikpritjen në qytetet bregdetare. ”Gjithçka është rregulluar për ne këtu, janë me të vërtetë kushte të konsiderueshme”, thotë 28 vjeçari Ferhad, i ardhur nga Kabuli.

Po ashtu ai ka theksuar se kushtet e gjetura në Shqipëri janë krejt ndryshe nga to të kampeve në Gjermani apo Katar, ku njerëzit jetojnë në kushte krejt të vështira të mbledhur të gjithë bashkë.

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, tre vendet e vogla ballkanike me njerëzit më të varfër në Europë, treguan gadishmërinë për mikpritjen e afganëve të rrezikuar nga regjimi i talebanëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit