Home KRYESORE Afrim Krasniq...

Afrim Krasniqi: Ja si nisi pluralizmi e gara elektorale në Shqipëri dhe ku jemi sot

28
0

Nga Afrim Krasniqi-

Kështu nisi pluralizmi dhe gara elektorale, – si eksperiment dhe si trend ahistorik në Europën Lindore: PPSH fitoi shumicën absolute të votave, – zgjodhi Presidentin e vetme, mund të qeveriste e vetme, por 3 muaj pas zgjedhjeve u krijua një qeveri e përbashkët mazhorancë – opozitë dhe më pas një qeveri tjetër teknike deri në zgjedhjet e parakohshme më 1992. Rreth 1.2 milion shqiptarë votuan pro PPSH më 31 mars 1991, i njëjti numër ndërroi pozicionin politik dhe votoi pro PD më 22 mars 1992. Përfaqësimi politik, ndonëse dominues nga PPSH/PS, ishte më i balancuar gjeografikisht dhe me trend, zonat kryesore urbane votë për ndryshimin, zonat tradicionale rurale votë për stanjacionin.
Pas 30 vitesh kjo hartë ka vlerë të lexohet sesi nisi eksperimenti i zgjedhjeve në Shqipëri, sesi pluralizmin e kuptuam më shumë si vazhdimësi të Partisë/sistemit të vjetër sesa si ndryshim real sistemi, sesi pakica opozitare në qendrat kryesore ishte njëherësh pjesa më vitale e shoqërisë dhe sesi shumica e zgjedhësve ishte lehtësisht e ndikuar në frikën/nevojën/votën e tyre afatshkurter politike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit